Albspirit

Media/News/Publishing

PDIU: Shqiptarët nuk do lejojnë ndërtimin e varrezave greke

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje qeverisë që të mos vazhdojë me varret e ushtarëve pushtues grekë, por të kërkojën gritjen e varrezave për shqiptarët e Çamërisë.

“Ne nuk bëjmë betejë me të vdekurit, por të vdekurit nuk mund e nuk duhet të përdoren nga të gjallët për të plotësuar ambiciet territoriale”, njofton PDIU.

Deklarata e plotë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndjek me shqetësim faktin që qeveria shqiptare po bën hapa pas në çështjen e varrezave të ushtarëve grekë.

Beteja për ngritjen e varrezave tw reja, në kufijtë e fantazmave të Vorio- Epirit është e papranueshme dhe në praktikën ndërkombëtare, ku për ushtarët e rënë në territorin e një shteti tjetër, ngrihet vetëm një varrezë simbolike.

Këtë praktikë Shqipëria e ka aplikuar dhe për varrezat e ushtarëve britanikë apo francezë.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar tashmë rezolutën për Çështjen Çame, kundër të tjera përfshin dhe ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë si çështje thelbësore e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së jetës.

Kjo është një kërkesë e kahershme e Shoqatës “Çameria” dhe e PDIU-së, madje e biseduar në komisionet mikes në vitet ‘91-’94 .

Ne nuk bëjmë betejë me të vdekurit, por të vdekurit nuk mund e nuk duhet të përdoren nga të gjallët për të plotësuar ambiciet territoriale e për të legjitimuar shovinizmat territorialë.

PDIU i bën thirrje qeverisë që të mos vazhdojë me varret e ushtarëve pushtues grekë, por të kërkojën gritjen e varrezave për shqiptarët e Çamërisë.

PDIU i kujton qeverisë shqiptare se paketat e deklaruara të bisedimeve, nuk mund të përmbajnë vetë minteresat e Greqisë, por zgjidhjet duhet të bazohen mbi reciprocitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Por, ndërkohë që nuk ka asnjë prononcim mbi bisedimet e Kretës, po shohim avancim të kërkesave greke, pa përparim në kërkesat shqiptare.

PDIU pret me shumë interes zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve në paketë.

Ne jemi shumë të vëmendshëm për Ligjin e Luftës, Marrëveshjen e Ujrave, atë të kufijve tokësorë, të drejtat e shqiptarë vetë Çamërisë, të drejtat pronësore të shqiptarë venë Greqi, marrëveshjen për sigurimet shoqërore, avancimin e statusit të minoritetit etnik shqiptar për shqiptarët që jetojnë në Çamëri e gjetkë.

PDIU i bën thirrje qeverisë të trajtojë me dinjitet kombëtar dhe reciprocitet, çështjet e mësipërme që kalojnë mbi interesat e momentit të partive politike, apo politikës së ditës, por që kanë të bëjnë me interesin kombëtar, ndryshe do të përballet me reagimin e forte të të gjithë shqiptarëve.

Please follow and like us: