Albspirit

Media/News/Publishing

Politikani, seks një herë në javë në kontratën me sekretaren

Një zyrtar italian përfshin seksin nje here ne jave në kontratën me sekretaren e tij. Këshilltari komunal në një qytezë në Abruco, Luigi de Fanis, i propozoi sekretares një kontratë me vlerë vjetore prej 36 mijë eurosh, në të cilën të ishte i përfshirë edhe detyrimi për të paktën një marrëdhënie seksuale në javë.

53-vjeçari Luigi de Fanis dhe sekretarja nënë e një fëmije, Lucia Zingariello, janë aktualisht të vendosur nën hetim për përvetësim të fondeve publike dhe korrupsion.

Sipas “La Repubblica”-s, policët gjetën kontratën gjatë një kontrolli në shtëpinë e 32-vjeçares.

Ndonëse dokumenti nuk kishte një vlerë ligjore, Zingariello pranoi se ajo kishte “zbatuar detyrimet” e saj, shtyrë nga nevoja për të përballuar kostot e jetesës për nënën e saj të sëmurë dhe fëmijën e saj të mitur.

Please follow and like us: