Tenton të përdhunojë shoqen e gruas, kafshohet në gjenitale
Një burrë rumun e pësoi shumë keq kur u përpoq të përdhunonte shoqen e gruas. 53-vjeçari Florin Ionita ishte për piknik me bashkëshorten dhe një grup shokësh, kur gruaja e tij u largua dhe mori me vete disa nga ata për t’i çuar me makinë në shtëpi, duke lënë burrin në shoqërinë e shoqes së saj 24-vjeçare. Kur u kthye për të marrë burrin e saj, Maria Ionita e gjeti me duar në gjenitale dhe duke ulëritur nga dhembja. Ajo mori vesh se burri ishte përpjekur të përdhunonte shoqen e saj, e cila i kishte kafshuar organin gjenital sapo ai kishte ulur pantallonat. “E kam falur pasi ai po bënte atë që bëjnë të gjithë burrat, por ambulancën e lajmërova me qetësi dhe i thashë që të mos nxitonin. Edhe adresën nuk ia qartësova mirë, në mënyrë që të vuante sa më gjatë”, tregon gruaja e burrit tradhëtar. Pasi të dalë nga spitali, Florin Ionita do të merret në pyetje nga policia dhe rrezikon 5 vite burg për këtë ngjarje.