Albspirit

Media/News/Publishing

12 pyetjet e Vetingut për gjykatësit: Dhuratat, llogaritë bankare, pagesa e shkollës së fëmijëve…

Gjykatësit dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen vetingut, veçse do t’i nënshtrohen hetimit të pastërtisë së figurës dhe pasurisë do të plotësojnë një formular ku i kërkohet të detajojnë të dhënat për pasurinë e tyre. Pyetjet kanë të bëjnë me shtëpitë që kanë gjykatësit ose prokurorët, dhuratat mbi 500 euro që kanë marrë, llogaritë bankare, shtëpitë ku banojnë etj. Më poshtë lexoni 12 pyetjet që kanë dalë sot në media:

1. A keni jetuar në adresën që është shënuar në zyrat e gjendjes civile apo në atë që keni shënuar në vetëdleklarim në shatatë vitet e fundit (respektivisht 2011-2017)? Nëse jo, ju lutem listoni vendbanimet e tjera ku keni jetuar gjatë kësaj periudhe
2. A keni marrë ndonjë dhuratë me vlerë mbi 500 euro apo ka financuar dikush një shpenzim për llogaritë tuaj në një shifër më të lartë se kjo shumë shattë vitet e fundit (respektivisht 2011-2017)? Nëse po, ju lutem specifikoni se cili ishte burmi i kësaj dhurate ose pagese dhe cila është shuma.
3. A keni psuri të paluajtshme, llogari bankeer ose të ardhura financiare jashtë Shqipërisë? Nëse po, ju lutem specifikoni.
4. A jeni përfituesi i ndonjë prej pasurive/llogarive bankare të regjistruar në emrin e ndonjë personi tjetër brenda apo jashtë Shqipërisë? Nëse po, ju lutem specifikoni.
5. A kei përdorur në shtatë vitet e fundit pasuri të regjistruara në emrin e dikujt tjetër (si automjete, shtëpi, anije, apartamente, shtëpi pushimi etj.)?
6. A keni bërë shpenzime që e tejkalojnë shumë 2500 euri në shtatë vitet e fundit? Nëse po listoni çdo rast dhe qëllimin e atij shpenzimi.
7. Jepni detaje mbi shkollinim e fëmijëve tuaj në shtatë vitet e fundit (shkolla publike apo private, brenda dhe jashtë vendit, emrin dhe adresë e shkollës). Nëse fëmijët tuaj kanë studiaur apo studiojnë jashtë vendit, jepni detaje mbi pagesat për shkollimin dhe shpenzimet e jetës së tyre për çdo vit kalendarik.
8. A keni marrë ju apo ndonjë pjestar i familjes tuaj trajtim mjekësor me kosto mbi vlerën 1000 euro në shatatë vitet e fudnit, brend aapo jashtë Shqipërisë? Nëse po, ku dhe kur?
9. A keni udhëtuar ju apo ndonjë pjesëtar i familjes suaj jashtë Shqipërisë në shatët vitet e fundit, përfshirë edhe pushimet? Nës po, specifikoni datën dhe qëllimin e udhëtimit/ve/ vendosni bashkëlidhur kopje të të gjithave fqaeve të pasaportës tuaj dhe familjarqëve tuaj.
10. Sipas pyetjes nr. 9, ku keni qëndruar/akomoduar gjatë këtyre udhëtimeve jashtë Shqipërisë? Specifiko emrin e shteti dhe adresë.
11. Sa është vlera e arredimit të shtëpisë/ve tuaj, ju lutem specifikoni natyrën dhe kostot e çdo rinovimi,orendive, dekorimeve dhe pajisjeve elektrike në shtëpinë/shtëpitë/apartamentet tuaja, që tejkalojnë shumën 2500 euro secila, këto 5 vitet e fundit. Nëse është e mundur, vini në dispozicion faturat.
12. A keni investuar ndonjëherë në para dixhitale, si për shëmbull në bitcoins ode Ethereum? Nëse keni asete të tilla, në çfarë shume totale keni investuar?

Please follow and like us: