Albspirit

Media/News/Publishing

E reja vdes papritur, tmerr në urbanin Yzberisht-Qendër

Një vajzë e re ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke udhëtuar me një prej urbanëve të Tiranës. Identiteti i të ndjerës nuk është bërë me dije, ndërsa qytetarët shprehen për JOQ.al se viktima ishte në moshë të re.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në brendësi të urbanit të linjës Yzberisht-Astir-Laprakë-Qendër, në zonën e Astirit.

Të shumtë janë qytetarët që janë tmerruar nga ajo që ka ndodhur. Vajza është shembur në tokë pa pritur e pa pandehur, ndërsa të pranishmit në vendngjarje bëjnë me dije se ajo ka pësuar atak kardiak.

Zemra i ka pushuar dhe e reja ka ndërruar jetë. Pritet në vijim ekspertiza mjeko-ligjore dhe konfirmimi i ngjarjes nga ana e policisë.

Please follow and like us: