Gjykata lë në paraburgim Albin Kurtin
Gjykata ka lënë sërish në paraburgim Albin Kurtin dhe Donika Kadaj Bujupin, ndonëse ata kërkuan një masë tjetër sigurie. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke u gjykuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend kohë më parë. Deputetja Albulena Haxhiu kërkoi që në cilësinë e dëshmitarëve të thirren edhe shumë deputetë të tjerë që kanë qenë të pranishëm atëkohë. Por trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarve për të dëgjuar mbi 20 dëshmitarët e propozuar për të dëshmuar në gjykatë. Sipas trupit gjykues dëshmitë e tyre janë jorelevante, tash për tash në këtë rast.
Please follow and like us: