Kryeministri pranon përdorimin një avioni privat për 350 000 euro
Kryeministri francez, Edouard Philippe theksoi pranoi se kishte përdorur një avion privat për 350 000 euro mes Tokios dhe Parisit për të zhvilluar një vizitë zyrtare, në përgjigje të kritikave që e akuzojnë për shpenzim të parave publike.
Duke kërkuar t’u jepte fund polemikave, Philipe deklaroi se çështja ishte e komplikuar.
“E kuptoj shumë mirë të papriturën dhe pyetjet që bëjnë francezët, por mbaj plotësisht përgjegjësi për këtë vendim”, theksoi ai për radio RTL.
AFP-ja kishte mësuar dje në mbrëmje nga burime të afërta me këtë çështje se shërbimet e kryeministrit kishin marrë me qira një avion privat për 350 000 euro për t’i mundësuar atij të rikthehej më shpejt nga një vizitë në Kaledonian e Re dhe për të shmangur përfundimin e udhëtimit në një avion shtetëror të gjykuar shumë të parehatshëm.
Natën e 5-6 dhjetorit, gjatë një ndalimi teknik në Tokio të një avioni A340 të flotës ajrore që e kishte sjellë së bashku me disa ministra dhe 60 persona, kryeministri dhe një pjesë e pasagjerëve u vendosën në një avion tjetër A340 në vendet e klasit të parë, marrë me qira nga Matignon.
Ky avion mbërriti në Paris dy orë para avionit tjetër A340 të ushtrisë, që mbërriti pothuajse bosh.
Për të shpjeguar, Edouard Philippe u justifikua me faktin se duhet të rikthehej në kohë në Paris për një Këshill Mbrojtjeje dhe para nisjes së presidentit, Emmanuel Macron për në Algjeri.