Albspirit

Media/News/Publishing

Kush ishte ish-deputeti i LDK-së që ndërroi jetë sot

Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare Gani Prekopuca, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës prej vitit 2001 deri në vitin 2004.

I ndjeri ishte kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në qytetin e Fushë Kosovës.

Prekopuca ishte magjistër i Tregtisë së Jashtme, dhe ishte pjesë e partisë kur LDK-ja ka fituar të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë, si lokale ashtu edhe parlamentare në vitet 2000, 2001, 2002 dhe 2004.

Njihej si biznesmen dhe kishte përvojë pune 20 vjeçare në tregti të jashtme.

Ishte edhe nënkryetar i Komisionit për tregti dhe industri.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik, deputeti Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook.

“Ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmve të tij. U preftë në paqe ky burrë i urtë e punëtorë, me sjellje tipike sipas filozofisë rugoviane”, ka shkruar Hoti.

“Me respekt të thellë për të”.

 

 

Please follow and like us: