Albspirit

Media/News/Publishing

Rama në konsullatën shqiptare në Milano: Merr fund historia e pritjes për ditë të tëra

Kryeministri Edi Rama vjen me një lajm të mirë për gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali dhe posaçërisht në afërsi të Milanos.

Ai ka publikuar në Facebook një album fotografik nga konsullata shqiptare e Milanos, e cila i është nënshtruar rikonstruksionit.

Kreu i qeverisë thotë se tashmë shqiptarët nuk do jenë të detyruar të presin në radhë, por thotë se do e marrin shërbimin në një kohë shumë të shpejtë.

“Dje në ambjentet e reja dhe të transformuara rrënjësisht të konsullatës shqiptare në Milano, ku për herë të parë pas çerekshekulli ka marrë fund historia e pritjes pas dyerve me ditë të tëra në radhë të gjata”, shkruan Rama.

Ai thotë se është çelur një kapitull i ri i shërbimeve konsullore për qytetarët që sot shërbehen brenda 10 minutave në kushte dinjitoze.

Please follow and like us: