Spartak Ngjela: Pse janë trembur sot kaq shumë hordhitë korruptive?
Pse janë trembur sot kaq shumë hordhitë korruptive të Shqipërisë?
Shqipëtarët kanë hyrë tani në rrjedhën historike që ka një shekull që e kanë kërkuar: Të gjithë pushtetarët, grabitësit e jetës së tyre, janë nën akuzë, prandaj janë të trembur.
I. Përse janë trembur këta milionerë? Se, nuk dinë si të justifikojnë gjënë që u kanë vjedhur shqiptarëve. Prandaj tani, mbaron tragjedia e shqiptarëve, dhe fillon tragjedia e penalizimit të grabitësve. Janë shqiptarët tani që; tragjedinë e vjedhësve të tyre, do ta përjetojnë si komedi.
Pse, a nuk është komedi fakti që Berisha dhe Luloja po iu bëjnë thirrje të vjedhurëve që të ngrihen për të mbrojtur vjedhësit e tyre? Pse, a nuk e kuptoni që po thonë se Amerika kërkon të na marrë Prokurorin? Por, kanë Frikë dhe thonë: Rama. Jo or Sali, jo – prokurorin nesër ta merr Amerika, se Rama me ty është. Kur të kap halli, çdo mendjelehtësi të justifikohet.
Il. Do të penalizohen të gjithë. Por më e kapshme është që kanë frikë nga Amerika dhe godasin ambasadorin. Frikë tipike e provincës orientale. Janë të kapur me fakte, prandaj…
Janë në hallin më të madh historik se do të paguajnë haqet e të gjithë paraardhësve të tyre grabitës, në njëqind vjet histori politike të Shqipërisë.
Të gjithë ata që e humbën toruan dhe goditën ambasadorin Donald Lu, kuptohet se janë më të kapurit, dhe sigurisht që janë edhe të parët që do të hetohen.
Sapo që të fillojë drama e tyre, do shihni që do të ketë një gëzim të madh shoqëror në Shqipëri; dhe, njëherësh, një besim edhe më të lartë dhe adhurim të madh ndaj Amerikës. Prandaj janë ngritur kundër ambasadorit, që të gënjejnë sa të munden se e gjithë kjo është punë interesash të vogla meskine, dhe jo interes amerikan. Por eliminimi i vjedhësve sistematikë të shqiptarëve është interes i madh amerikan dhe i të gjithë Perëndimit demokratik.!
lll. Po Uashingtoni, kështu do rrijë, duke e parë në heshtje banditizmi shqiptar ?
Të gjithë këta të korruptuar janë naivë: po sikur të flasë nesër Uashingtoni? Çfarë i mbetet Saliut dhe atyre që nuk e ruajtën dot qetësinë? Do tallen shqiptarët më ta.
Po Rama dhe maxhoranca? Janë më të nënshtruar ose të trembur, por Rama si pafille që është mendon vërtet se Saliu ka forcë të ndalojë Reformën. Se, siç duket, ky derëzi e punëzi nuk e di ende se çfarë i ka nxjerrë Brian Yee Saliut kur e flaku si një rreckë nga Çadra e revolucionit dhe e futi në Parlament.
E pra, po sikur të flasë Uashingtoni konkretisht e me fakte kundër revolucionit të Lulzimit? Jo sikur. Sigurisht që do të flasë.
Por çdo të ndodhë? Të shohim se çdo të pjellë Saliu.
Iu kujtohet kur tha për Bill Klintonit në vitin 1997 se po drejtohet nga lobi grek në Amerikë kundër Saliut? Qesharake. Ku pyeti Klintoni; e hodhi si një rreckë në koshin e rrëzimit. Po tani? Sigurisht që e njëjta gjë do të ndodhë. Por tani ama, Uashingtoni ka në dorë Reformën në Drejtësi.
Nuk shpëton dot asnjë i korruptuar. “Nga ai lisi me vërë, do të kalojnë që të tërë”. Edhe pse duket që, nga frika, të gjithë janë bashkuar.
Asnjë nuk ka më të ardhme, shqiptarët mezi po e presin që me forcën amerikane, në marsin që vjen të fillojë punë qeveria antikorrupsion.
Në fakt, kjo i ka trembur kaq shumë hordhitë korruptive të Shqipërisë… Edhe Ramën, edhe Berishën… edhe ministrat e veçantë që ulërijnë në jerm. Ca prej tyre do t’i shihni pas ca ditësh…
Por frika nuk të çon asnjëherë në arsyetim, ashtu sikur rëndom të çon në luftë. Por këta batakçinj nuk kanë më asnjë lloj force.