Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Opozita të braktisë Kuvendin

 

 

Një propozim.

Konstatimet që artikulon opozita (PD dhe LSI e jo vetëm) se Rilindja ka braktisur Reformën konsensuale të Drejtësisë dhe se ka nxjerrë shtetin nga shtrati Kushtetues, janë të sakta!

Të drejta sa më ska! Nuk ke çti heqësh, veç mund ti shtosh.

Çështja është çduhet bërë?

Protesta?! Po pa dyshim edhe protesta! Nuk mund të mos protestohet kundër rikthimit të diktaturës.

Për koincidencë, Rilindja mbrohet me një nen 55 të rregullores se Kuvendit, që ka të njëjtën vlerë ligjore ai rregullorja e burgut për të burgosurit! Koincidencë sepse me nenin 55 të Kodit Penal Enveri të fuste ne burg pë Agjitacion e Propagandë…

Por a mjafton një apo disa protesta?

Jo! Pa dyshim që jo!

Ndaj propozimi im është:

Opozita të përgatisë veten dhe vendin për zgjedhje të ndershme! Nuk ka asnjë detyrë tjetër politike për të bërë!

Ky qëllim arrihet duke:

U larguar nga ky parlament që tashmë funksionon jashtë rregullave të demokracisë pluraliste!

Prania e Opozitës atje vetem sa i jep një spruco demokracie në dukje, një Parlamenti jo demokratik dhe jo Kushtetues!

Ndërkohë, për të mos lejuar propagandën Rilindase të zërë vend, opozita të caktojë një përfaqësi deputetësh që të votojë KLGJ e KLP sepse i kemi votuar me konsensus.

Në këtë parlament opozita hyn vetëm për të votuar Reformën Zgjedhore.

Asgjë, po asgjë tjetër!

Të tjerat, duhet ti votojë me popullin Shqiptar, i cili u mashtrua në zgjedhjet e fundit nga tymi i hashashit! (Kuptohet edhe nga paaftësia e opozitës së sotme).

Nuk di sjellje tjetër politike, që ti përgjigjet PROPORCIONALISHT situatës së rrezikshme ku është futur demokracia dhe Shqipëria!

Please follow and like us: