Dashuritë e panjohura të Katerinës së Madhe të Rusisë
Ajo është një nga femrat më të njohura të historisë, dhe gruaja që për vite me radhë drejtoi perandorinë ruse. Por jeta e saj nuk ka qenë e lehtë, jo vetëm për luftën për të mbajtur pushtetin, por dhe për të ndjekur zemrën. Sa e ashpër aq edhe delikate, Katerina e Madhe e Rusisë nuk ka reshtur së dashuruari. Vetë ajo ka shkruar gjithçka në kujtime. Historitë e saj nisin me Pjetrin, lidhja me të cilin do ta ofronte me pushtetin. Pikërisht kur lidhja e saj me të po bëhej e ftohtë, mbretëresha Elisabetë do të ndërhyjë. Nuk luanin më bashkë si më parë nëpër korridoret e pambarimta të pallatit petroburgez, edhe lojërat e tyre do të ndërpriteshin duke ia lënë vendin një ftohtësie dhe distance, që sa vinte e po ndryshonte sjelljen e tyre duke i lënë vendin një situate marrëdhënieje si mes dy të panjohurve.
E tërë kjo vinte prej shkëputjes së Pjetrit, i cili duke mos e duruar dot Katerinën, tek shihte përkushtimin e saj për mësimin e gjuhën dhe të riteve fetare ruse, e përçmonte akoma më shumë. Ndoshta pse i dukej se po tradhëtonte çfarë ata kishin pasur të përbashkët dhe të veçantë; faktin e të qenit gjermanë ose ndoshta prej admirimit dhe vëmendjes së perandores dhe aristokratëve të lartë. Katerina nga ana e saj, do ta vuante këtë qëndrim të bashkëshortit të saj të ardhshëm. “Ndërgjegjësohesha me kalimin e kohës për ftohtësinë e tij dhe mungesën e vëmendjes, por dhe ndjeja se afeksioni për të, po më largohej edhe mua. Krenaria ime dhe mendimi për veten po shuheshin me këtë sjellje, por ishte përsëri krenaria që më bënte mos ta jipja veten. Do të ndihesha më e helmuar, nëse do të kishte shfaqur vëmendje ndaj meje për mëshirë. Megjithatë, qaja vetëm, pastaj fshija lotët dhe shkoja të humbisja mendjen me shoqërueset e mia”, shkruan Katerina në kujtimet e saj.
Elizabeta e vëren këtë mungesë vëmendje totale të të nipit, ndaj mendon se nuk duhet të humbasë kohë për t’i martuar, sepse ndonjë vendim i papritur i adoleshentëve për të prishur publikisht fejesën, mund t’ia shkatërrojë planet. Nuk i intereson aspak nëse ata e duan njeri-tjetrin, por ardhja në jetë e një fëmije prej çiftit, përbën një domosdoshmëri për legjitimimin e pushtetin të saj, për fronin, për Rusinë. Edhe pse mjekët e informojnë se Pjetri, shtatëmbëdhjetëvjeçar, ende nuk është pjekur seksualisht dhe për pasojë nuk është në gjendje të bëjë fëmijë. Nuk ka kohë të presë më shumë dhe vendos datën e martesës. Përgatitjet për dasmën fillojnë me një jehonë të madhe në oborrin perandorak, por edhe në të gjithë Rusinë. Edhe shoqëruesit e Pjetrit impenjohen për t’i treguar atij sekretet e fshehta të seksit dhe t’i shpjegojnë kënaqësitë që vijnë prej tij duke e vënë në provë, për të mësuar e për t’u aftësuar për jetën bashkëshortore, perandorin e ardhshëm, që reagonte si një i vonuar mendor.
Martesa më së fundi fiksohet për datën 21 gusht 1745. Mëngjesin e kësaj dite Katerina, pasi bën një banjë, drejtohet nga apartamentet e Elizabetës, e cila me disa gra të tjera e zhveshin lakuriq dhe e kontrollojnë. Katerina duket në vështrimin e tyre se është e aftë për të bërë fëmijë. Duke parë veten në pasqyrë kupton se, vajza që nuk kishte qënë aspak e bukur në fëmijëri, me trup të shtrembër, të hollë si skelet dhe me fytyrë të deformuar, tashmë kishte marrë format dhe një siluetën e një femre të pjekur të paraqitshme, e cila ndihmuar dhe nga gjatësia dukej si të ishte një femër tjetër nga ajo e dikurshmja. Edhe pse nuk kishte tipare goditëse, hijeshia dhe ëmbëlsia që shprehte, nxjerrë në pah nga sytë e mëdhenj shprehës dhe plot jetë, e bënin Katerinën të dukej një femër tërheqëse me një efekt të veçantë befasues.
Caresha i vë në kokë kurorën e grandukeshës, që është aq e rëndë sa mund ta rrëzojë në ecje. Karroca e tërhequr nga tetë kuaj të bardhë të stolisur niset drejt Katedrales së Kazanit. Në të qëndrojnë perandorja Elizabet dhe dy grandukët e rinj, shkëlqyes nga zbukurimet e veshjeve të tyre të prauara, mes turmës së madhe që ka mbushur rrugët e Shën Petërburgut, që i nderon duke u përkulur deri në tokë. Pas ceremonisë fetare disa orëshe, shtrohet një banket i madh në Pallatin e Dimrit, në përfundim të të cilit nis festa e ballos që do të zgjasë tërë natën. Çifti ndihet i dërrmuar nga gjithë ajo ditë impenjative ku nuk kane ndalur asnjë çast, kur ende pa mbaruar balloja, Perandorja, shoqëruar nga dinjitarët më të mëdhenj, nga oborrtarët dhe damat shoqëruese, do t’i vërë përpara për ti çuar dy të rinjtë në shtratin martesor. Do të kalojë nata e parë dhe më pas, shumë net të tjera e Katerina, në shtrat me burrin e saj, do të mbetet një femër ende e virgjër.
Elizabeta pret lajmin e mirë të shtatzënisë, i cili nuk po vjen. Kjo e bën të tërbohet dhe të shpërthejë në kriza histerizmi që përfundojnë me vendime drastike ndaj oborrtarëve, ku arreston dhe torturon edhe njerëz të afërt. Do të largojë nga Rusia gjithë familjarët e shumtë gjermanë të grandukës që ishin rezidentë aty, miqtë e lojrave të tij do të mbyllen nëpër fortesa ose do të degdisen në pronat largëta të familjeve të tyre, detyron gjithë femrat e oborrit të rruajnë kokën dhe me dhimbje ato i binden perandores. Asnjë nuk është i mbrojtur dhe këtë Katerina e di mirë, qysh kur njëherë i thirri më Pjetrin dhe i kërcënoi për disa lojra të papëlqyera, se mund të tregohej si babai i saj, Pjetri i Madh, i cili burgosi dhe torturoi deri në vdekje të birin e tij dhe vëllain e Elizabetës, Aleksejin.
Nën frikën e burgosjes apo internimit, ingrigat nuk kanë të sosur dhe asnjë nuk është imun prej tyre. Katerina ndjen ankth dhe për frikën e dëshpërimin shkruan: “Jeta ime është e tillë sa dhjetë të tjerë do të ishin çmendur në vend tim dhe njëzet, do të kishin vdekur nga dhimbja”. Përpiqej ta kalonte kohën në natyrë duke shkuar për të gjuajtur rosa ose për të kalëruar, gjë që e zbaviste pamasë. Mund të kalëronte edhe trembëdhjetë orë pa pushim duke arritur në një lodhje fizike, si alternatë për të mbajtur mendjen. Perandorja nuk ka më durim për të pritur një fëmijë nga çifti dhe thërret mjekët për t’i kontrolluar përsëri të dy. Pjetri diagnostikohet me një problem në organet gjenitale, që sipas doktorëve në vendet e lindjes zgjidhet duke e bërë synet. Katerina nga ana e saj e di mirë se, nëse ajo nuk do të jetë e aftë të sjellë në jetë një fëmijë, e pret fortesa apo ndonjë burg siberian, si dënim më ngushëllues.
Por ja ku shfaqet në oborrin e grandukëve, një i djalosh ri i quajtur Sergej Saltikov, pinjoll i një prej familjeve më antike dhe aristokrate të Rusisë. “Është i bukur si një diell dhe nuk i afrohej për nga bukuria asnjë mashkull, si në oborrin perandorak ashtu dhe atë tonin. Nuk i mungonte as shpirti e as ai total njohurish, mënyrash e sjelljesh, që janë fryt i prejardhjes nga një botë e lartë. Ishte njëzetegjashtë vjeç dhe nga çdo pikëpamje, si për origjinë familjare dhe për cilësitë e panumërta, paraqiste aristokratin shumë të rafinuar”, shkruan Katerina për të. Sergej është nga ata tipa të ndërgjegjshëm për atë çfarë ata janë dhe sa mbërrin në oborr, me sigurinë në vetvete, nis t’i vardiset grandukeshës.
Ka eksperiencë të pasur me femrat edhe pse i martuar dhe me fëmijë, përpiqet pa nguruar të joshë Katerinën, duke e vënë veten në një rrezik të madh. Por duket se tipit të tij i pëlqen dhe eksitohet nga kjo lloj përkundjeje, midis kënaqësisë së joshjes dhe internimit. Katerina ndihet shumë mirë në shoqërinë e tij dhe një natë, kur gjithë rrethi i tyre gjendet në një ishull të lumit Neva, koha e keqe do t’i detyrojë ta kalojnë natën aty. Sergej përfiton duke iu afruar grandukeshës në errësirën e natës, ndriçuar dobët nga pak qirinj, ku fjalët e dashurisë nuk do t’i mungojnë, derisa e mbërthen Katerinën pas një peme, larg vëmendjes së të tjerëve dhe të Pjetrit duke e shtrënguar fort, e detyron t’i pohojë se edhe ajo ndjen për të. Katerina reziston derisa e pranon faktin dhe kur sapo ai largohet i thotë: “Jo, Jo”. Por Sergej e ka kuptuar se e ka fituar zemrën e saj dhe e ka të qartë, se pas pak ditësh do t’i kalojnë netët së bashku, pa rënë në sy të tjerëve. Të paktën kështu do të kujtojnë.
Katerina më së fundi kupton se është shtatzënë. Guximi i djaloshit çapkën shndërrohet tashmë nga një frikë të madhe. Po sikur të zbulohet se është ai babai i fëmijës? Pjetri nuk është i aftë për të kryer një raport seksual dhe Sergej përdor tërë aftësitë e tij që ta bindë të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale, tek e cila granduka nuk beson. Gjithë miqtë e tij të oborrit, të shtyrë edhe nga Sergej, i ulen në gjunjë dhe i luten që të pranojë ta bëjë. Pjetri i nënshtrohet operacionit dhe mbas disa kohësh e ndjen veten të aftë për të shkuar përsëri në shtratin e bashkëshortes së tij, por kësaj herë me qëllime të tjera.
Katerina, e cila e dashuruar marrëzisht me Sergejin, zihet ngushtë dhe detyron ta mbajë mbi trupin e saj atë bashkëshortin, për të cilën tashmë, ndjen veç neveri. Sergej mendon edhe një lëvizje tjetër të djallëzuar. Bën një pako dhe ia çon Perandores si dëshmi që akti seksual midis trashëgimtarëve të fronit ishte kryer dhe provat dëshmonin, se Katerina ishte e virgjër. Perandorja Elizabet është entuziaste në ekstrem. Sergej Saltikov është çliruar nga persekutimi që e priste. Eksperienca e ka bërë të kuptojë se ka rrezikuar shumë dhe se duhet të jetë më i kujdesshëm, ndaj fillon e të largohet përherë e më shumë nga Katerina, e cila e ndjen këtë dhe dëshpërohet. Pasioni që ka lindur për herë të parë në jetën e saj, ia errëson llogjikën dhe frikën e ndëshkimit, që zbulimi i lidhjes mund të sjellë edhe për të. Një ditë Sergej i thotë se duhet ta ndërpresin marrëdhënien, pse dikush i ka spiunuar tek perandorja dhe janë në rrezik të madh. Sergej tregohet jo i drejtë me të duke iu shmangur edhe lutjeve të Katerinës, që të qëndrojnë bashkë, qoftë edhe për pak çaste. Pasi lidhja nuk kishte mbetur më sekreti i tyre, ai do të dërgohet si diplomat në Hamburg dhe Katerina nuk do ta shohë më kurrë. Më vonë ajo do të shkruajë që për lidhjen e tyre, padyshim ishte në dijeni edhe Elizabeta, por shtatzënia e saj ishte tashmë një detyrim shtetëror, një detyrim ndaj Rusisë dhe prandaj rëndësi kishte, më shumë se detaje të tjera, ardhja në jetë e një fëmije.
Të gjithë janë euforikë për shtatzëninë e Katerinës dhe të gjithë të kujdesshëm që gjithçka të shkojë mirë. Më 20 shtator 1754, në prezencën e perandores, të grandukës dhe disa personave të tjerë, mamia nxjerr një trup të vogël foshnjeje nga trupi i Katerinës. Është djalë dhe Elizabeta ndihet kaq e lumturuar, sa menjëherë pas larjes dhe mbështjelljes, e merr në apartamentet e saj duke e privuar njëherë e mirë të ëmën e tij, për ta parë e për t’u kujdesur për vogëlushin. Do ta quajnë Pavël Petroviç, trashëgimtari i fronit dhe car i ardhshëm i Rusisë.
“Fatkeqësia ime”, shkruan vite më vonë Katerina, “është se pa dashuruar, zemra ime nuk mund të jetë e lumtur, as edhe për një orë”. Sër Uiliams, diplomati anglez, mik i saji që i ofron edhe ndihmë financiare, i prezanton një djalë të ri polak, njëzetrevjeçar. Konti Stanislao Poniatovski vjen nga një familje e lartë e aristokracisë polake, është tepër i rafinuar, njeh mirë filozofinë, flet shumë gjuhë dhe ka qëndruar në oborret mbretërorë europianë, ku në Paris ka lënë një mbresë të mirë si njeri me përgatitje dhe elokuencë të rrallë. Përveç këtyre cilësive, është tej mase i bukur, fytyre perfekte dhe një trup të formuar bukur. Të dy bien në dashuri menjëherë me njeri-tjetrin dhe konti polak do të mbetet dashuruar tërë jetën.
Katerina është e pushtuar nga ndjenjat për polakun dhe shumë netë, do të vishet si mashkull shërbyes, duke mbështjellë flokët nën një beretë, për t’u larguar në fshehtësi të madhe me një karrocë anonime, në shtëpinë e një mikut të saj, për të kaluar momente të zjarrta në krahët e Poniatovskit. Por një natë të ftohtë, karroca në të kthyer rrëshqet në akull duke u kthyer dhe nxjerrë Katerinën në rrugë. Për një moment mbeti pa frymë, por pastaj u përmend dhe e vrarë në trup u drejtua drejt pallatit, ku një nga dama e saj kishte harruar t’i linte hapur për të hyrë, një nga dyert e shërbimit. Për të evituar të tilla incidente, dy të dashuruarit filluan të takohen fshehurazi në dhomën e Katerinës në pallat. “Ndjenim një kënaqësi të jashtëzakonshme nga këto takime të fshehta dhe me ankth”, kujton Katerina. Ajo, njëzetepesë vjeçare, i tregon djaloshit polak kënaqësitë e seksit duke harruar se ekzistonte Siberia.
Eksperienca me Sergejin i ka mësuar edhe një gjë tjetër të rëndësishme: është bukur të lëshohet në krahët e dashurisë dhe të provosh kënaqësitë e epshit, por duhet refuzuar ideja se ai është qendra e universit. “Isha një kavalier me një shpirt më mashkullor sesa femëror. Tek mua gjendeshin bashkuar me shpirtin dhe karakterin e një djali, tërheqjet e një femre me shumë nevojë për dashuri”, shkruan Katerina. Si pasojë e përkeqësimit të marrëdhënieve të Rusisë me Anglinë, perandorja Elizabet kërkon që diplomati anglez Uiliams të largohet si i padëshiruar nga vendi e me të edhe miku i tij, konti polak Stanislao Ponitovski. Jo shumë vite më vonë Katerina do të kurorëzojë atë mbret të Polonisë.
një nga femrat më të njohura të historisë dhe gruaja që për vite me radhë drejtoi perandorinë ruse. Por jeta e saj nuk ka qenë e lehtë, jo vetëm për luftën për të mbajtur pushtetin, por dhe për të ndjekur zemrën. Sa e ashpër aq edhe delikate, Katerina e Madhe e Rusisë nuk ka reshtur së dashuruari. Vetë ajo ka shkruar gjithçka në kujtime. Historitë e saj nisin me Pjetrin, lidhja me të cilin do ta ofronte me pushtetin. Pikërisht kur lidhja e saj me të po bëhej e ftohtë, mbretëresha Elisabetë do të ndërhyjë. Nuk luanin më bashkë si më parë nëpër korridoret e pambarimta të pallatit petroburgez, edhe lojërat e tyre do të ndërpriteshin duke ia lënë vendin një ftohtësie dhe distance, që sa vinte e po ndryshonte sjelljen e tyre duke i lënë vendin një situate marrëdhënieje si mes dy të panjohurve.