Albspirit

Media/News/Publishing

Gjenerali Conway: SHBA po tregohet e vendosur me regjimin e Iranit

Një ish-gjeneral i Marinës ka thënë se SHBA nuk do të luajnë më softball me regjimin iranian.

Gjenerali James Conway tha se vendimi i SHBA për të renditur Gardën Revolucionare iraniane (IRGC) në listën e zezë ishte i drejtë dhe i tregoi Iranit se SHBA nuk do ta toleronte më regjimin.

Ai tha: “Është një sinjal nga administrata jonë e re se nuk po luajmë më softball me regjimin iranian. Loja tani është hardball. Dhe kam shumë shpresë se do të ketë efekte agatgjata për sa i përket aspektit ekonomik. Nuk bëhet fjalë për  sanksione të vërteta, por është një veprim i ngjashëm me sanksionet, kur shikoni të gjitha aktivitetet e IRGC-së në tregti dhe bankë dhe aktivitete të ngjashme “.

Ai po ashtu shpreson se aleatët evropianë dhe amerikanë do të ndjekin hapat e SHBA dhe do ta rendisin IRGC-në në listën e zezë, duke vënë në dukje se ai ka parë shenja pozitive në këtë aspekt.

Conway merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Paris, ku përmendi ndërhyrjen e regjimit iranian në rajon, ekspansionizmin dhe programet e tij të raketave, kur ai dha këtë intervistë për Al Arabiya.

Në këtë konferencë morën pjesë personalitete nga Amerika Veriore, Evropa dhe Lindja e Mesme.

Maryam Rajavi, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe folësja kryesore e takimit theksoi se bashkësia ndërkombëtare po fillonte të bëhej e ndërgjegjshme për aktivitetet malinje të regjimit iranian si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Ajo tha: “Komuniteti ndërkombëtar më në fund ka pranuar rreziqet dhe kërcënimet e paraqitura nga IRGC, ndonëse me vonesë. Këto deklarata janë një hap pozitiv përpara, por jo i mjaftueshëm për të përballuar dëmet në rritje të shkaktuara nga kjo forcë shkatërruese dhe çmimin e rëndë që kombet në rajon kanë paguar për shkak të tolerimit të regjimit nga ana e qeverive perëndimore për kaq shumë vite”.

Please follow and like us: