Albspirit

Media/News/Publishing

Në SHBA me vizë turistike, ambasada ka një mesazh për shqiptarët

Shumë shqiptarë synojnë të nisen drejt Shteteve të Bashkuara me vizë turistike, prandaj Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë sot një sqarim mbi këtë çështje.

Përmes një shënimi në “Facebook” Ambasada kërkon nga qytetarët të tregojnë kujdes dhe t’u përmbahen kushteve.

“Sigurohuni që t’u përmbaheni kushteve të vizës tuaj turistike! Largohuni nga SHBA-të në kohë, mos punoni dhe mos studioni me vizë turistike. Me kënaqësi do të mirëpres pyetjet tuaja!”, thuhet në mesazhin e ambasadës të shoqëruar me një kartolinë.

Please follow and like us: