Albspirit

Media/News/Publishing

Nëse do të ndeshesh me krimin, mos u anko për një pikë gjaku

Mentor Kikia

Një deputete e LSI gërvishti dorën, ndërsa u bashkua me turmën në protestën para parlamentit. Nuk di të them në ç’rrethana, edhe ajo pretendon se është tërhequr zvarrë. Megjithëse unë mendoj se po të ishte tërhequr zvarrë, nuk do të ishte gërvishtur në dorë.

Ndërsa dëgjoja jehonën që iu bë gërvishtjes së dorës së Floida Kërpaçit, mu kujtua protesta e 28 Maj 1996.

Isha tek shkallët e Hotel Tirana kur u dha urdhëri policisë për tu vërsulur mbi protestuesit. Kërceva në lulishte dhe u hodha sipër një palme, një lloji palme që kishte ca gjemba sa një gozhdë.

Mu ngulën nga mundën, por s’pata kohë të bërtas se druri ishte më i rëndë.

Policë e civilë, në vend të shkopave të gomës kishin edhe hunj të përgatitur enkas për atë ditë.

Me pak fjalë, ajo ishte dhunë. Dhe një gazetar spanjoll, ai që është fiksuar në një foto të fashme me Servet Pëllumbin, që bëri xhiron e botës atë kohë, e pësoi më keq.

Tani, nuk është se po mbështes faktin se për hir të asaj që ka ndodhur dikur, kur policinë e drejtonte një maskara si Agim Shehu, duhet të rrihen edhe sot opozitarët.

Por mbroj idenë se kur vendos të përballesh me një qeveri apo shtet të cilin e konsideron të inkriminuar, kur deklaron se do të ndeshesh me këtë regjim, dhe se do të bësh gjithëcka për ta përmbysur, atëherë duhet të jesh përgatitur edhe për ndonjë përplasje me policinë, edhe për ndonjë shtyrje e gërvishtje.

Dhe nuk duhet të ankohesh se policia të shtyu, se du bë dora me gjak, apo se tu rrudhos këmisha.

Nuk po bëj aspak ironi. Nesë do të rrëzosh një shtet të inkriminuar, pra një narko shtet, nuk mund të ankohesh 48 orë për një gërvishtje dore.

Si do të mundë një politikan, apo parti politike, ti bindë qytetarët ta ndjeklin pas edhe për tu konfrontuar me shtetin, kur vetë vë tellallin media më media, se iu gërvisht dora, pasi u rrëzua në trotuar?

Nuk është një ndeshje futbolli, ku lojtari shembet përtokë edhe pa e prekur kundërshtari, me shpresën se do të fitojë ndonjë penallti.

Please follow and like us: