Një libër tjetër i shkrimtarit dhe studiuesit të letërsisë Vasil Premçi
FLLADI I BERJOZAVE
Vështrime letrare
Për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe marëdhënieve midis vendit tone dhe Federatës Ruse, për një periudhë të gjatë kohore informacioni për letërsinë ruse, me përjashtime të rralla, ka qenë i mangët dhe i pakët. Pikërisht si për të plotësuar një mangësi të tillë, lexuesit i vjen në duar libri “Flladi i Berjozave”, vështrime letrare rreth krijimtarisësëdisa prej krijuesve të letërsisë ruse. Veçori e këtij libri është fakti se ai është shkruar nga një shkrimtar bashkëkohor, i cili shquhet për karakterin lirik në tregimet dhenovelat e tij të botuara nëvëllimet”Lamtumirë babuin!”,“…edhe Kuajt bëjnë dashuri” si dhe “Fluturo, miku im. Lejlek, fluturo!”. Gjatë shlfetimit tëkëtij libri, lexuesi ndjen frymën e ngrohtë lirike qëe përshkon atë nga kreu deri në fund.
Një vend të dukshëm në këtë libër zë ese-ja “Ah, ky Esenini!”,kushtuar gjiniut të lirikës ruse, Sergei Eseninit.Ajo është shkruar me një ndjeshmëri të spikatur artistike dhe pasqyron veëoritë e poezive lirike të Sergei Eseninit. Një kapitull i veçantëi kushtohet ndikimit që pati krijimtaria e këtij poeti gjatëviteve 50-60 në letërsinë dhe në poezinë shqipe.
Sergei Esenini
Autori i “Flladi i berjozave”, Vasil Premçi paralajmëron lexuesin:
“Për të shijuar poezinë e Eseninit duhet të kurdisësh telat e zemrës dhe, ta lexosh atë, si i thonë, me zemër në dorë. Shpejt, energjia dhe fryma që vjen prej andej, kalon ëdo pengesë dhe derdhet me një butësi dhe ëmbëlsi të jashtëzakonshme tek lexuesi.Kjo ndodh, sepse ai është i sinqertë dhe i vërtetë. Kështu, pak e nga pak, nis e na ngulet në shpirt butësisht, gjembi poetik eseninain, duke na zgjuar një dashuri e dhimbje të veëantë njerëzore. Si në poezinë “Si në vjeshtë”, ku korbi kërret në fushë dhe shelgu i vjetër shndrit nga rrezet e hënës, kurse poeti, sikurse shelgu, do të ngrijë i zhveshur nga gjethet…”.
Eseja kushtuar Sergei Eseninit mbyllet me kapitullin e fundit “Misteri i dosjes nr. 89” thelbin e të cilës e përbën polemika e shkrimtarit Leningradas (Shën Petërburgas), Nikollaj Fjodoroviç Astafjev. I mbështetur në analiza dhe kërkime që zgjatën gati 20 vjet, ai botoi në vitin 2015 librin “Tragjedia në “Angleterre”, nëpërmjet të cilit vërteton në mënyrë bindëse se shumë dokumente, lidhur me vdekjen Sergej Eseninit, ishin falsifikuar për të fshehur faktin e vrasjes së tij të shëmtuar.
Shkrimtari dhe studiuesi Vasil Premëi e mbyll esenë kushtuar jetës dhe veprës së poetit lirik rus Serhgei Esenin, me fjalët e mëposhtme:
“Ndoshta e vërteta, ashtu si dhe vetë jeta, ka gjithmonë formën e pikëpyetjes…Diskutimet mund të vijojnë edhe më tej për jetën dhe veprën poetike të Eseninit. Edhe për vdekjen e tij, por asnjëherë nuk do të vihet në dyshim talenti i tij i jashtëzakonshëm dhe fama që vazhdon të gëzojë edhe sot në botë.
Në optikën e shkrimtarit dhe studiuesit Vasil Premçi, nën titullin “Kiplingu rus”, jepet për herë të parë një informacion interesant mbi karakteristikat dhe veçantitë e tregimtarit lirik rus, Aleksandër Kuprin, autorit të novelës së famshme “Byzylyku ngjyrë shege”.
Aleksandër Kuprin
V.Premçi në vështrimin e vet letrar në librin “Flladi i berjozave”, vëren:
“Ashtu sikundër tingëllon në poezi krijimtaria e Esenini, po aq lirik, por edhe më i thellë paraqitet në prozë Aleksandër Kuprini.
Premçi nwnvizon:
“Askush më mirë se Kostandin Paustovski nuk mund të shkruante për Aleksandër Kuprinin me aq admirim dhe ndjenja të selitura, si mjeshtëri për një tjetër mjeshtër të prozës lirike, se, Kuprini “i ka dhënë bekimin apostolik tokës, drurëve, luleve, pa lënë mënjanë qiellin, aromat, njerëzit, egërsirat, të mirën dhe bukurinë e përjetshme që fshihet brenda femrës…” Kështu Aleksandër Kuprini gjithkund dhe me të gjitha mënyrat në librat e tij të shumtë lartësoi dashurinë.
Ndoshta astronomi rus Nikolai StepanoviçÇernik duke e pagëzuar planetin e vogël 3618 me emrin “Kuprin” synonte të “vriste” me një gur dy zogj: Të nderonte në lartësinë e merituar krijimtarinë letrare të Kuprinit, si edhe të kritikonte akademinë mbretërore suedeze që jep ëmimin e Nobelit, por që nuk u kujtua kurrë për atë në gjallje të tij…”
Figurën e poetit kombëtra rus, Aleksandër Pushkinit, Premçi e ka evokuar nëprmjet tregimit të tij lirik, “Duel i pëgjakur”
Për momentin pas vrasjes së Pushkinit, V.Premçi nënvizon:
“ …Paskëtaj poezisë i humbi mjeshtri i tyre i madh, dashurisë, i dashuruar i zjarrtë, lirisë, bardi i saj.”
Në librin “Flladi i Berjozave”,nën titullin “Doni, nuk është më një lumë i qetë”
pasqyrohet polemika mbi veprën epokale e nobelistit ruso-sovjetik, Mihail Shollohovit,“Doni i qetë”.
Mihail Aleksandër Shollohov (905-1984)
Ese-ja ”Doni, nuk është më një lumë i qetë” pasqyron debatin mbi autorësinë e romanit më të famshëm të letërsisë ruso-sovjetike e cila për nga struktura dhe mjeshtria letrare vlerësohet pas romanit të klasikut të kletësisë botërore Leon Tolstoit “Lufta dhe Paqja”.
Autori, Vasil Premçi sjell argumente nga një numër shkrimtarësh, por edhe mendime vetiake, të cilat argumentojnë autorësinëe romanit epope nga mjeshtri i letërisë botërore, Mihail Shollohov.
Kritiku amerikan, i lindur në Rusi, Mark Slonim, e krahason romanin “Doni i qetë” me romanin epik të Tolstoit “Lufta dhe Paqa”.
“Shollohovi, vëren ai,- ndjek në krijimtarinë e tij letrare gjurmët e mësuesit të tij, Tolstoit, kombinon biografinë e heronjve me historinë e vetë një populli, jep tablo e skena betejash, paraqet jetën e familjeve kozake, lëvizjet masive dhe karaktere e psikologjinë individuale të heronjve të romanit. Kjo tregon se sa ndikojnë katastrofat sociale në fatet e njerëzve, se si lufta politike ëon drejt lumturisë ose disfatës.”
Sipas studiuesit amerikan Ernest Simons, “… Doni i qetë”, nuk është një traktat politik. Ky roman nuk është politik, edhe pse i ngopur me politikë, por pasqyron edhe dashuri. “Doni i qetë” është një histori e madhe e një dashurie prekëse, ndoshta, e vetmja e vërtetë në letërsinë sovjetike. Duhet vënë në dukje se heronjtë e versionit të përpunuar të romanit reagojnë për ngjarjet e viteve 1917-1922, në frymën e komunistëve të viteve 1950 “.
Simons shprehu mendimin se “paragjykimi i fundit i romanit bie në konflikt me integritetin e tij artistik”.
Dhe se:
“Tokat e ëara” në krahasim me romanin “Doni i qetë”, është një produkt ideologjik, një roman tradicional… një libër propogandues i artit sovjetik, i maskuar me kujdes në një rrëfenjë artistike”.
E ashpër është kritika e rusëve të migruar nga atdheu i tyre, ndaj krijimtarisë së Shollohovit. Njëri prej tyre, romancieri rus në migrim, Vasil Aksiovov, shkruan në gazetën “Nju Jork Taims”, të datës 10 mars 1985:
“Pas mbretërimit si mbret zyrtar i letrarëve sovjetikë, tashmë Mihail Shollohovi, nuk përbën asgjë tjetër veëse një farsë. Dekadë pas dekade, pena e tij nuk arriti të krijojë ndonjë gjë me vlerë leximi. Ndërkohë që edhe goja e tij nuk ka nxjerrë ndonjë gjë përveë banaliteteve propogandistike.”
Në librin “Flladi i berjozave” nuk mungojnë as këndvështrimet e autorit mbi romanin“Doktor Zhivago”. Për këtë roman, Premçi shkruan: “Doktor Zhivago”është vepra më e rëndësishme e Boris Pastrenakut, madje ajo shënon kulmin e pjekurisë së tij letrare. Këtu, do të na duhet të shkëmbejmë mendime të ndryshme nga miku i tij i vjetër, poeti i njohur rus Jevtushenko, i cili në parathënien “Shkrimi si krahët e lejlekëve në fluturim”, që shoqëron botimin në Italisht të vëllimit “Poezi dashurie”, nuk e rendit atë si veprën më të mirë të Pasternakut. Mendim ky, i çimentuar në ndërgjegjen e tij, ndoshta pas “incidentit” midis tyre, qysh në gjallje, kur shkrimtari i madh ia dha ta lexonte romanin, por, Jevtushenko, pas një shfletimi vertikal s’kish mundur ta lexonte atë. Kështu, për inerci të karakterit të ndjeshëm poetik, me qëndrimin e një kalorësi që e ka shfaqur një herë mendimin e tij dhe tani, sido që të jetë, mirë apo keq, nuk mund ta marrë mbrapsht fjalën, (fjalën e nderit të poetit), i mbetet t’i qëndrojë besnik mendimit të tij të parë, kur Pasternaku e kishte pyetur të nesërmen mbi romanin e tij: “Epo, si t’u duk?”
“Më pëlqejnë më shumë poezitë e tua!” – i kishte bërë bisht përgjigjes së drejpërdrejtë Jevtushenko.
Boris Pasternak (1890-1960)
Poeti bashkokohor rus, Evgeni Jevtushenko, i cili mbylli sytë përpara disa muajve, përfaqësohet me përkthimin e parathënies së E.Jevtushenkos, që shoqëron vëllimin poetik të B.Pastërnakut “Shkrimi si krahët e lejlekëve në fluturim ”, realizuar me kujdes e cilësi artistike nga autori i librit “Flladi i berjovaze”, V.Premçi.
“…Pastërnaku e krahasonte poezinë shpesh herë me një sfungjer, që thith jetën me një qëllim të vetëm, për t’u shtrydhur, – sië shprehej ai,- “për shëndetin e letërthithses së pangopur”. Ndryshe nga Majakovski, që mbi të gjitha e donte poezinë në një mënyrë pak komplekse, por besnikërisht, Pastërnaku këmbëngulte se poeti nuk duhet të ngulet pas vjershave të veta në ndërgjegjen e lexuesve, pas emrit të vet, me ndihmën e parrullave dhe vetëdeklamimeve publike. Pastërnaku shkruante mbi rolin e poetëve në një mënyrë krejt tjetër: “Të jesh i dëgjuar nuk është diëka e bukur”, “Edhe vetë jeta është vetëm një ëast, si një dhuratë, një zhdukje e jona me të gjithë të tjerët”. “Me mua janë njerëzit pa emër, njerëzit shtëpiakë, pemët, ëatitë. Prej gjithë atyre unë jam fitimtar dhe vetëm aty qëndron fitorja ime”. Megjithatë Pastërnaku, që kishte vlerësuar sakrificën e “mosnjohjes’” bëhet ndoshta, poeti rus i shek. XX më i dëgjuari në botë, duke ia kaluar në këtë drejtim, madje, edhe vetë Majakovskit.
Përse ndodhi kështu?
E gjithë kjo mbrojtje ndaj modestisë së tij nuk ishte një kalkulim i Pastërnakut për të ardhmen, për t’i shkulur humanizmit, në fund, me vetëpërulësi, një njohje prekëse.
Gjenitë nuk i kushtohen modestisë- ata janë tepër të zënë me detyra më të rëndësishme. Pastërnaku qe i vetëdijshëm gjithmonë për vlerat e veta, si mjeshtër, gjë që në vetvete e interesonte më shumë se sa vetë duartrokitjet e turmave”.
Evgeni Jevtushenko
Nëpërmjet esesë “Loja e pasqyrave », Premçi sjell në vemendjen e lexueist riprodhimin e portretit të Tolstoit në vitin 1935 nga piktorja shkodrane Çezarina Canco (Daragjati) nxënëses dhe përfaqwsueses së frymës së shkollës të mjeshtrit Kolë Idromeno.
Kjo ese pasqyron gjithashtu edhe karakterin dhe dritëhijet e shkrimtarit me famë botërore, Lev Nikollajevië Tolstoit.
Nëpërmjet ese-së “Një fjalë për Anna Ahmatovën”, në libër nuk mungon as vlerësimi për poeteshën e njohur ruso-sovjetike. Autori i librit “Flladit i berjozave”, V.Premçi, shkruan:
“…Sot është fare e lehtë, madje e kërkuar dhe e pëlqyeshme të shkruash një fjalë për poeteshën e ndaluar ruse, të shekullit të shkuar, Anna Ahmatovën, por dikur, në kohën kur jetonte dhe shkruante ajo, në Bashkimin Sovjetik, ishte e ndaluar. Mund të pohojmë, me plot gojën, qysh në fillim, se, edhe vetë jeta dhe krijimtaria e saj poetike kanë ndikuar në klimën e favorshme që jetojmë sot, pra, të shkruajmë dhe lexojmë pa frikë, për gjëmën kërcënuese e cila u qëndroi mbi kokë, asaj dhe krijuesve të tjerë, të kujtdo atdheu, që u burgosën, u dënuan apo u ndaluan nga regjimet totalitare.”
Me siguri ky vëllim do të mbushë një pjesë të mirë të boshllekut për krijitmtarinë e autorëve të lartpërmendur në epokën tonë. Shpresojmë se do të gjejë edhe vlerësimin e merituar të lexuesit.