Albspirit

Media/News/Publishing

Oferta greke për rusët dhe kinezët: Bli shtëpi dhe të jepet pasaportë

Bilanci i tregut imobiliar në Greqi po “shpërthen” teksa oligarkët rusë dhe kinezë po nxitojnë të rrëmbejnë një shtëpi të bukur me pamje nga Partenoni, blerje e cila është një “vizë e artë” sa i përket lëvizjes, pasi i lejon për të hyrë në Evropë si një vend anëtar i Shengenit, pra pa kontrolle doganore.

George Kachmazov, një agjent i pasurive të patundshme ruse, raporton për Bloomberg, se bleu një pronë në Athinë.

Mes rusëve dhe grekëve lidhjet kulturore janë të forta, edhe për shkak të fesë së përbashkët ortodokse dhe alfabetit të ngjashëm.
Drejtori i Përgjithshëm i platformës së pasurive të patundshme Tranio.com, me seli në Moskë, ka blerë një pronë në kryeqytetin grek dhe po fiton edhe pesë të tjerë, me qëllim shitjen e apartamenteve për investitorët ndërkombëtarë.

Një rrezik? Realisht jo. Për Kachmazov, plani i shitjes është i qartë: blerja e pronës në Greqi mund t’i japin investitorit një të ashtuquajtur “vizë të artë”, një pasaportë grekë e rezervuar për një të huaj që bën një blerje të pasurive të patundshme në vendin përkatës, dhe me të përfiton lëvizjen në pjesën më të madhe të Evropës.

Përveç kësaj, tregu i pasurive të paluajtshme të Greqisë  mund të jetë gati për një kthim të investimit, duke ndihmuar blerësit të fitojnë para me blerjen e tyre, me një fitim të mirë kapital.

“Tregu i pasurive të patundshme në Greqi është një nga të paktët në Evropë që ende nuk është shëruar nga kriza e rëndë ekonomike e vitit 2008,” tha Kachmazov në një intervistë në Athinë. “Çmimet në Spanjë, Portugali, Irlandë, Poloni dhe Hungari po shkojnë drejt niveleve para krizës për shkak të likuiditetit të lartë të lëshuar nga BQE në Evropë”, tha ai.

Please follow and like us: