Priyanka Chopra merr çmimin ‘Nënë Tereza’ për bamirësi
Priyanka Chopra është një prej personaliteteve që ka marrë këtë dhjetor çmimin “Nënë Tereza” për drejtësi shoqërore.
Chopra e ka pranuar çmimin për shkak të ndihmës së saj në Siri, vizitës së saj atje ku edhe takoi refugjatët dhe dëgjoi për nga afër vuajtjet e tyre.
Chopra njihet për aktivitetet e filantropisë dhe është Ambasadore e vullnetit të mirë në UNICEF.
Chopra është 35 vjeçare, ndërsa çmimin e ka marrë nëna e saj e cila ka treguar se është krenare për vajzën e saj dhe për humanizmin që ajo ka treguar, shkruan KultPlus.
“Qysh si fëmijë, Priyanka ka qenë shumë e dhënë pas Nënës Terezë. Ajo gjithmonë e ka ditur se sa më shumë të japësh, aq më shumë do të marrësh” ka thënë Madhu Chopra, nëna e Priyanka Chopra.
Chopra është zgjedhur më e bukura e botës në vitin 2000.
Please follow and like us: