Albspirit

Media/News/Publishing

Vettingu, 57 gjyqtarë e prokurorë, afat deri në 28 dhjetor

57 gjyqtarët dhe prokurorët që i janë nënshtruar të parët procesit të Vettingut kanë afat deri më datën 28 dhjetor për t’i kthyer përgjigje Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për 12 pyetje që kërkojnë të zbardhin lëvizjet dhe shpenzimet e tyre për 7 vitet e tyre.

Burime të sigurta thanë për Top Channel se KPK u ka nisur një e-mail personave të parë që po kontrollohen me pyetje të njëjta që duhet të marrin përgjigje brenda dhjetë ditëve.

Pyetje të këshilluara edhe me ONM janë përpiluar menjëherë pasi ka nisur pranë KPK verifikimi i dy kritereve, ai i pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

Siç shprehen burimet, për shkak se janë dorëzuar dosjet nga ILDKPI për pasuritë së bashku me raportet përkatëse, si edhe dosjet për pastërtinë e figurës nga DSIK, deri më tani konkludohet se asnjëri prej të 57 të kontrolluarve nuk ka përfshirë në deklarimin e pasurisë shpenzimet e mundshme, deri edhe vlerën e orendive në banesa.

Në pyetësorin që Top Channel disponon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pyet përmes e-mailit për periudhën nga 2011 deri më 2017. A keni jetuar në adresën që është shënuar në zyrat e gjendjes civile, apo në atë që keni shënuar në vetëdeklarim është pyetja e parë? Së dyti, a keni marrë ndonjë dhuratë me vlerë mbi 500 euro, pyetet më tej, apo ka financuar dikush për llogarinë tuaj në një shifër më të lartë.

Duke synuar për të zbuluar pasuritë e tyre jashtë vendit, KPK pyet: A kanë këta persona pasuri apo llogari bankare jashtë vendit dhe A është personi nën Vetting përfitues i një llogarie nga ndonjë person tjetër?!

KPK kërkon t’i tregohet se a janë përdorur pasuri që nga makina deri te shtëpia e pushimit të dikujt tjetër dhe a janë bërë shpenzime që kalojnë vlerën e 2500 eurove.

Jepni detaje mbi shkollimin e fëmijëve këto shtatë vitet e fundit brenda apo jashtë vendit, nëse fëmijët tuaj kanë studiuar apo studiojnë jashtë vendit si edhe detaje mbi pagesat dhe shpenzimet e jetesës së tyre për çdo vit kalendarik, është kërkesa e radhës.

Pyetet gjithashtu që të rrëfehet se nëse ka ndonjë familjar që është trajtuar në spital me vlerën mbi 1 mijë euro.

Siç thonë burimet në deklaratën e pasurisë, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kishin shënuar edhe udhëtimet e shpeshta jashtë vendit. E përderisa udhëtimet llogariten si një shpenzim kërkohet të tregohet se tregohen udhëtimet dhe të bashkëngjitet fotokopje e pasaportës.

Në fakt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar përmes sistemit TIMS të gjitha hyrje daljet e gjyqtarëve e prokurorëve në vite.

Sa është vlera e arredimit të shtëpisë, vlera e orendive dhe pajisjeve elektrike komisioneret e pavarur pyesin për ato që tejkalojnë shumën prej 2500 euro secila.

Ndërkohë që pyetja ka edhe për monedhën elektronike, nëse ndonjëri prej tyre ka investuar në para dixhitale si përshembull bitcoin. Siç thonë burimet parashikohet që pas kontrolleve të dosjeve në muajin shkurt të nisin seancat dëgjimore të hapura për secilin prej 57 gjyqtarëve e prokurorët për të cilët i janë nënshtruar të parët Vettingut.

Please follow and like us: