Video/21-vjeçarja u qep dhe u martua në Angli; vajzat kërkojnë rikthimin e virgjërisë në maternitet
Emisioni investigativ ‘BOOM’ në RTV Ora News ka trajtuar një temë të mprehtë sociale, që e ka kthyer shoqërinë shqiptare qindra vite pas.
Me kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit shtohet edhe numri i vajzave që i drejtohen spitaleve private dhe shtetërore për tu ‘rivirgjëruar’.
Edhe pse duhet të paguajnë rreth 1000 euro për këtë shërbim, ia vlen barra qiranë duke pasur parasysh faktin që kjo ndërhyrje do ti japë mundësi vajzave për të kaluar një jetë të qetë bashkëshortore.
Në materninetin shtetëror realizojnë ndërhyrjen, por kërkojnë besim
Mjekja – Goca si jeni?
Vajza- Mirë.
Mjekja – Si i keni punët?
Vajza- Mirë.
Mjekja – Pse keni ardhur në maternitet? Çfarë shqetësimi keni?
Vajza- Dua të realizoj një qepje.
Mjekja – O shpirti i vogël. Sa vjeç je?
Vajza– 21.
Mjekja –Kush të ka thënë që vihet në maternitet kaq lirshëm për të realizuar një qepje.
Vajza– Më kanë thënë disa persona që..
Mjekja – Që bëhet qepja në maternitet?
Vajza– Po.
Mjekja – Qepja në vetëvete nuk është një procedurë që lejohet, por nuk është dhe procedure që ndalohet.
Vajza– Ne na tha një vajzë që e kishte realizuar këtu dhe pastaj është martuar në Angli.
Mjekja – Ëhëë. Po ku e ka realizuar ajo, tha se ku?
Vajza– Po këtu tha që e ka realizuar.
Mjekja –Po kush e ka bërë?
Vajza– Tha që e kam bërë.
Mjekja – Ka ndonjë motiv që e kërkon qepjen, ne themi qepjen e himenit? Po flasim hapur, nuk është se në eksperiencat tona të përditshme nuk kemi bërë intervente të tilla mikrokirurgjikale. Nuk është ndonjë hata e madhe.Të vetmen rezervë që kam unë është raporti i besimit. Duhet të kemi një lidhje të fortë besueshmërie që unë të marr përsipër të bëj një ndërhyrje të tillë për të cilën e gjej dhe bazën ligjore.