Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Kryemadhi kërcënon Ramën me “Tre krismat e Parisit”

Baruti i vertëtetë dhe jo ai artificial, sipas Monika Kryemadhit do vendosë drejtësinë mes saj (shqiptarëve) dhe Edi Ramës. Pas vendimit të Byrosë për ta përjashtuar kryetaren e LSI-së dhe 6 deputetë të tjerë nga punimet e Kuvendit, bashkëshortja e presidentit kërcënon me një skenar të ngjashëm me “tre krismat e Parisit”, dramatizim i vrasjes së Esat Pashë Toptanit në Paris nga Avni Rustemi.  Në videon e mëposhtme Monika Kryemadhi flet për paralajmërim ndaj kryeministrit dhe përmend pikërisht Parisin, ku sipas historiografisë komuniste përballë kanë qenë dy palë; patriotët dhe tradhëtarët. Po ashtu kryetarja e LSI-së flet në emër të gjithë shqiptarëve pa përmendur ngjarjen konkrete, por referenca është e qartë, pamvarësisht interpretimeve që mund të bëhen më pas.

Përsa i përket çizmes meqënëse e kanë me merak shumë të madh ashtu siç e ritheksova në sallën e byrosë, në atë byro që më kujtoi byronë politike të para 30 viteve. E njëjta sallë, të njëjtat fytyra. Mund të them që çizmja është simbol i paralajmërimit për këtë Juntë të drogës dhe të krimit të organizuar që po vendoset në Shqipëri. Nuk kanë për tu ndalur sepse nuk do të ndalet populli sepse shqiptarët e kanë vendosur drejtësinë edhe në mes të Parisit jo më në Tiranë

Por kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk është e vetmja nga njërëzit afër Ilir Metës që kujton ngjarjet e Parisit. Edhe Petrit Vasili në një status të tij në twitter, përmend Esad Pashë Toptanin duke hequr një paralele me rilindasit e rinj dhe duke e përngjasuar veten me Avni Rustemin.

Please follow and like us: