Albspirit

Media/News/Publishing

Vret gruan se refuzoi të bënte seks pas pickimit nga mushkonja

Një burrë e mbyti gruan e tij për vdekje, pasi ajo nuk pranoi të kryente marrëdhënie seksuale me të, sepse ai ishte i sëmurë me një virus.

Sanjiv Kumar u zemërua shumë kur gruaja e tij Suman, 30 vjeç, kur ajo nuk tregoi interes për të fjetur me të, ndërkohë ai ishte prekur nga virusi “Dengue Fever”.

Gruaja kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale që nga dita kur burri ishte diagnostikuar me sëmundjen, e cila është shkaktuar nga një pickim mushkonjë, por nuk është ngjitëse.

Kumar, 35 vjeç, pranoi krimin e tij pasi u arrestua në shtetin indian të Haryanës.

Zyrtari policor Ramesh Jaglan tha se e vrau gruan e tij sepse ishte “i inatosur”.

Ai i tha BBC: “Gjatë hetimit, Sanjiv rrëfeu se donte të kishte marrëdhënie seksuale me gruan e tij, por ajo nuk pranoi. Ajo kishte refuzuar seks për një kohë dhe të martën, ajo refuzoi përsëri.

Pasi ajo qortoi të akuzuarin për përpjekjen për ta detyruar atë, Sanjivi humbi dhe e mbyti duke e çuar drejt vdekjes”. 

Çifti ishte martuar për më shumë se dhjetë vjet dhe kishte dy fëmijë së bashku.

Please follow and like us: