Albspirit

Media/News/Publishing

Xhufi: Bashkë me ligjin e luftës, të kthehen pronat e Çamëve

Historiani Pëllumb Xhufi në një intervistë për “Report Tv” ka folur në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke, dhe vendimin e fundit të qeverisë për varrezat greke.
Xhufi thotë që Shqipëria nuk duhet të egzaltohet me deklarimin e Kotzias për heqjen e ligjit të luftës.

“Gjykoj që jo vetëm ligji duhet të hiqet si i tillë por edhe efektet e ligjit, menjëherë duhet të ndjekin efektet e ligjit. Në gjykimin tim efekti kryesor është kthimi i pronave të ngurtësuara të qytetarëve Shqiptarë që me shpalljen e ligjit të luftës në vitin 1940 u bllokuan nga qeveria e atëhershme greke, mbahen sot e kësaj dite të bllokuara.

Efekti tjetër do të ishte njohja de jure e kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë e vendosur në vitin 1913, e cila është e konfirmuar me vendimin e ambasadorëve në vitin 1926,” shpjegoj historian Pëllum Xhufi.

Historiani Xhufi ndalet edhe tek çështja Çame.
“Problemi çam e ka edhe ai brenda problemin e pronave, por ai është vetëm një element i çështjes çame ka një sërë problemesh të tjera, me heqjen e ligjit të luftës duhet të bëhet edhe kthimi i pronave siç bëhet më marrëdhëniet e zakonshme për transaksione, në marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin, kjo ndodh edhe këtu në Shqipëri dhe jo në bende të tjera” tha Xhufi.

“Çështja çame është shumë e rëndësishme, por është çështje tjetër, ligji i luftës ka bllokuar ka mbajtur nën sekuestro pronat e qytetarëve të Shqipërisë në vitin 1940,”shpjegoj Xhufi.

Vendimin e qeverisë shqiptare për lejimin e të tjera varrezave greke në territorin e Shqipërisë Pëllumb Xhufi e shikon si një veprim që mbështet tezat e Voiro Epirit.

“Ushtarët grek të rënë gjatë luftës Italo-Greke në vitin 40,41meritojnë një monument dhe jo të zihen sipërfaqe të tëra toka, madje në një zonë nevralgjike është një vend i shtrenjtë, madje në një zonë siç është ajo e pretenduar nga ‘Vorio Epiri” të ngrihen varreza nga Korça, Këlcyrë dhe të dalin në Vularat ku janë ngritur disa varreza të tjera, çdo gjë ka mas, kështu më duket e tepruar dhe janë ngritur 3 varreza që janë aktualisht.

E dimë se çfarë problemesh shkaktuan varrezat e “Kosinas”u tentuan të mbusheshin me eshtrat e banorëve, burrave, grave dhe fëmijëve të fshatrave shqiptare”, tha Xhufi.

Please follow and like us: