Albspirit

Media/News/Publishing

Afërdita Dreshaj drejt altarit, sportisti i propozon për martesë me unazë diamanti

Këngëtarja Afërdita Dreshaj së shpejti do të veshë fustanin e bardhë për t’u ngjitur në altar, për tu martuar.

Pas disa vitesh lidhje me sportistin e hokeit, çekun Jakub Kindl, çifti do të hedhë hapin e madh.

Mbrëmjen e së enjtes, ish-Miss Kosova ka marrë propozimin romantik për martesë, me anë të një unaze me një gur të madh diamanti.

Gjithçka ka ndodhur teksa çifti ka qenë duke darkuar. Afërdita ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku duket dora e saj me të Jakub, ndërsa shndrit unaza në gisht.

“Thashë po, shumë shpejt do të keni foto. E emocionuar pa fund”, shkruan Afërdita, duke ndarë lajmin e bukur.

Please follow and like us: