Albspirit

Media/News/Publishing

Album fotografik në mbështetje të dhënies gji të fëmijëve

Vitet e fundit, dhënia gji për foshnjet është shndërruar në çështje debati se në cilat ambiente duhet lejuar dhe në cilat jo. Debati është ndezur më shumë edhe me vendimin e Facebook për të fshirë fotot e një nëne që po i jepte gji foshnjes së vet. Kundërshtarët e gjidhënies në publik janë të shumtë, por akoma më të shumtë janë mbështetësit, aktivistët dhe nënat pro kësaj. Njëra prej tyre është Ivette Ivens, një fotografe lituaneze e cila publikoi një album me nëna të reja duke ushqyer fëmijët e tyre. Ivens thotë se misioni është që të tregohet se sa e pastër, e bukur, magjike dhe hyjnore është dhënia gji e fëmijës, dhe nisur nga fotot misioni është përmbushur.

Please follow and like us: