Ambasada e SHBA: Do të vazhdojmë rrugën për paqen
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas votimit të rezolutes kundër Trump në OKB. Nëpërmjet një deklarate, ambasada amerikane shkruan se do të vazhdojnë për paqen, pavarësisht se 128 vende votuan kundërnjohjes së Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit.
“Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.
Please follow and like us: