Albspirit

Media/News/Publishing

Balla: Kush janë këta dashamirës që paguajnë për PD?

Kryetari i grupit parlamentar te PS nuk ka lene pa komentuar deklaratat e Bashes per pagesat mijera dollareshe te njerezve si pa te keq te SHBA.

Teksa i eshte referuar ish nenkryetares se PD Jozefina Topalli se Luli te rren dhe kur e pyet per oren, Balla ka kerkuar nga Basha te shpjegoje kush eshte Biniatta Trade qe paguan per te.

Madje zbardh per here te pare nje pagese te kesaj kompanie per kreun e PD.

Postimi i plote i Balles:

Jozefina Topalli ka të drejtë kur thotë se “Luli t’rren edhe kur e pyet sa është ora”.

Sonte gënjeu se paratë për lobing i paskan paguar disa shqiptarë zemërgjërë në Amerikë.

Po mirë Lulzim, këta “vëllezër” dashamirës që paguajnë edhe fatura 500 mijë dollarë për ty dhe PD-në që e more në qafë, pse duhet t’i bënin pagesat me emrin e një kompanie jorezidente në SHBA, por nga Belize apo Edinburgu?! Gënjeve Lulzim!

Lulzim! Kush është Biniatta Trade që paguan për ty? Kush janë pronarët e saj?

Sa për Ekim Alptekin, edhe për të gënjeve.

Please follow and like us: