Albspirit

Media/News/Publishing

Çifti i bashkëshortëve ka humbur jetën që dje, ja kush e njoftoi policinë

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Vlorës, ku çifti i bashkëshortëve humbën jetë pasi u asfiksuan nga rrjedhja e gazit në banesë.
Sipas informacioneve të dhëna nga blutë e qytetit bregdetar, dyshohet se çifti ka ndërruar jetë që ditën e djeshme, ndërsa janë gjetur të pajetë sot në mëngjes.
Mësohet se kanë qenë të afërmit e viktimave ata që kanë bërë denoncim, pasi prej disa ditësh nuk kishin komunikuar me çiftin dhe dje, gjithë ditën nuk u janë përgjigjur në telefon.
Pasi u njoftuan për ngjarjen, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me forcat zjarrfikëse dhe ambulancën.

Please follow and like us: