Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura i kalon fondet shoqatës ku punonte

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar kalimin e fondit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura tek shoqata INCA, nga drejtori i Zonave të Mbrojtura.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Malltezi shkruan: “SKANDAL: Drejtori i shoqates INCA u be drejtor i Agjensise se Zonave te Mbrojtura, per pasoje i gjithe fondi i Agjensise shkon per shoqaten INCA!!! Perlarje parash brutale. Kishit pare gje akoma nga keto dallavere?! Pastaj doni ndonje lek per demshperblim permbytjesh.
“Token e bekur kurre s’do e shikoni,
Skllever e bij sklleverish,
Nuk e meritoni,
Se liri nuk doni!””

Më tej ai ka publikuar edhe disa foto si argument për denoncimin e tij.

SKANDAL/ Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, i kalon fondet shoqatës ku punonte

Please follow and like us: