Albspirit

Media/News/Publishing

Emi Krosi: EVA… 

(Për të gjitha Evat e meshkujve).

Ti je vetëtima dhe stuhia,
zabeli me pëllumba,
lulëvjollca e prillit,
gurgullima e kroit ndër zaje.
Ti je,
fruti i vjeshtës,
kokrrizë shege lëngëkuqe,
arë gruri dallgëderdhur,
flladi i shkrepit të Himalajës….
Ti je,
putra e koteles gricëse,
që shtriqet e lazdruar
(në gurërrezen e ferrës),
si konia lepurushe,
me doçka dëbore.
Unë jam foshnja,
që shtriqem në gjijtë e tu,
si gurrë mali qumështore ,
ku ulërima e oqeanit tim,
derdhet në ektazat qiellnore.
Ti je,
Eva ime!

Please follow and like us: