Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Në fatin tonë ne jemi hebrejtë e Ballkanit

Islamizmi na solli çallmat, pushtetin maskilist, na bëri shoqëri mashkullore ku sundon urdhëri…, ku edhe sot e kësaj dite një mashkull shqiptar e ka për krenari të rrahë gruan, madje të bëj foto a video, punë perversish e tua tregojë shokëve me fakt që ai është burrë, të vrasi gruan, t’i presi fytin në sy të fëmijëve etj. Kjo është punë e paqme e sundimit me mendësi orientale dhe një qejf absurd me indicje të diskriminit racor, liinë apo të drejtat e idividit, E shpalosur deri diku edhe prej femrave me sharm perëndimor, por me mendësi maskiliste, sundimin. Islamizmi dhe dovleti na sollën mendësinë përça e sundo aq sot na dëgjon veshi e na shikon syri histori për të vënë duart në kokë, ligjërata që të skandalizojnë në lidhje me identitetin tone, besimin apo dhe energjine masturbuese për të denigruar vëllai villain e motra motrën dhe anasjellsta, miks apo lart e poshtë. Një pështirosje kolektive me uri lakminë dhe teorinë e kërrabës që tërheq nga vetja. Aq sa dhe prindërit vet I ndajnë fëmijët në ca të nënës e ca të babës. Tek vetëm ligji nuk bën punë, gjithçka dhe çdo gjë mund të bëj diçka, asessi ligji. Këto e plot të tjera mendësi janë dhuratë e islamizimit maskilist aq sot pa frikë mund të quhemi një Anadoll I rilindur, bash përballë perëndimit. Europa na shkërdheu duke na ndarë në 5 shtete. Madje me qejfin më të madh. Aq sa edhe sot në kadatsrat e saj jemi trajtuar si vilajete të Perandorisë Osmane dhe jo si tokë e shqiptarëve. Jemi trajtur si maskilistë me hori pashallarësh, ku quajmë event kombëtar deri synetllëkun. Një marri kolektive për të bërë kurban bagëtitë, më shumë për pordhë se sa për ndjesi karshi Zotit. Ne nuk kemi Zot, por Zota… Dhe zotat tona historikisht kanë qënë ca kokë tulër që e kanë drejtuar vendin për të sunduar, zhvatur, shitur, e për të përfunduar tradhtarë të pasardhësit, një trampoline klasike tashme që prej ditës kur formuan imagjanirin shtetin e shqiptarëve. Vini veshin retorikës së çdo pasardhësi për paraardhësin shtetar. Një histori dhune maskilistësh e gjitha. Europa ka pirë kafe dhe bënte një sy qorr e vesh shurdhër edhe kur ne si shqiptarë përfshiheshim nga genocide, reprezaljet, shfarosja në varre masive, siç edhe ngarjet e luftës së shqiptarëve të Kosovës me paramilitarët serbë. Kurse Amerika na solli lirinë, na ruajti ekzistencën etj. Na zbuloi ëndrrën…, megjithatë, falë këtyre tendencave maskiliste, frymës dovletiane, të burrit që sundon, e quajmë krejt normale ta kundërshtojmë deri me vote OKB-je.
Kjo punë shqiptarësh, që janë foshnje llokumesh në punë diplomatike. I druhen gishtit të Erdoganit si e si tu ndërtoj një aeroport në Vlore. Punë shqiptarësh që kanë për qejf të syrit një marrëveshje qelepire, mjaft të fusin një bakshish në xhep.
Dhe nuk e di se çfarë lidhje kanë midis punëve në gadishullin palestinez. Me që ra fjala, sot gjen kaq shumë shqiptarë, që dine historinë e Palestinës dhe Izraelit më mire se të tyren. Të flasin për Palestinën apo Izraelin sikur t’i kenë krijuar ata. Madje edhe mbi të drejtën e palestinezëve dhe padrejtësitë izraelite. Megjithëse tek-tuk mburren që kanë mbrojtur hebrejt nga shfarosjet e luftës së dytë botërore. Si është edhe rasti i pajisjes me pasaportë shqiptare të babait të teorisë së relativitetit, hebreut Albert Ajshtajn. Jemi një qarje me oiii, kur flasim për shtet të Palestinës në një tokë arabe mbytur luftrash aq sa zilia e sotshme mbi aftësitë rigjeneruese të një populli gati të shpërbërë, është kthyer në një alergji kontinentale e orintetit maskilist. Këtu natyrisht nuk mund të bëjmë përjashtim as ne. Me këtë maskilistin a mashkullin e radhës që kemi në krye të qeverisë. Mbaj mend si sot, në fillimet e para të demokracisë, zellin maskilist të qeveriut të kohës për tu anëtarësuar në konferencën islamike. Një zell qelepirxhiu për gjoja thithjen e investimeve nga sheikët e Arabisë. Një strategji infantile aq sa gjithë përpjekja e pesë shekujve për t’i ikur çallmës qe sfuamuar si me dorë. Dhe ja tani, krejt po njësoj, Shqipëria e një mijë halleve të veta përfshihet në vorbullat kundër lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Në fillim gjykoja se është një force e padukshme ajo që na devijon nga rruga e duhur. një forcë misterioze, ters…, një fatmbrapshtësi. Por jo, sot jam i bindur që është pikërisht ky maskilizëm ballkanik me frymëzim oriental. E kam thënë edhe herë të tjera, ne na deh liria, na dehin të drejtat dhe liritë e individit. Nuk jetojmë dot pa një grusht mbi kokë. Edhe pse jemi një popull analog me hebrejt, një lloj çifuti në fatin tonë beduin prapë bëjmë duvanë e dovletit. Kjo është tragjike, por është shqiptare. Dhe here më here ngre kokë, ngre krahun e na bie duke na lënë në një stanjacion social. Ngre kokën kur lindin e qeverisin ca enverë, salira, apo ky gjëja e gjatë që quajti katastrofë të popullit amerikan votimin e Donald Trumpit si president. Na rrofshin sejmenët e dovletit dhe orientit. I paçim sa malet…

Please follow and like us: