Ish-ambasadori në SHBA: Trump gaboi me Jeruzalemin
Ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA, diplomati Fatos Tarifa, i ftuar në emisioni Passport të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN, kritikon vendimin e Presidentit Amerikan Donald Trump, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Si e vlerësoni vendimin e presidentit Amerikane Donald Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, shumë shtet e konsiderojnë hedhja e benzinës një zjarri të vjetër, disa si një lëvizje e zgjuar, pasi shtetet arabe janë shumë të përçara, flitet për efekte elektorale pasi vitin tjetër në SHBA do ketë zgjedhje për Senatin?
– Ajo që mund të thuhet është se Presidenti Trump guxon shumë.
Tarifa thotë se Presidenti Trump, guxon shumë se di pak në diplomaci. Sipas tij kjo s’duhej t’i ndodhte më Lindjes së Mesme, pas problemeve në Irak, pas shkatërrimit të Sirisë, pas problemeve me Iranin. Ky është një vendim i njëanshëm dhe aspakt i zgjuar i Presidentit Trump, i hedh benzinë zjarrit, dhe jo një zjarri që ishte shuar, por që ka qenë gjithmonë në aksion. Por vjen në një moment ku ka një marrëdhënie të vështirë mes SHBA dhe shumë shteteve të Botës. Duhej zgjidhja e konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit, por që pas këtij veprimi duket i pazgjidhshëm. Në bazë të marrëveshjeve të arritura më parë falë SHBA, thuhet se zgjidhja e çështjes së Jeruzalemit do të zgjidhte këtë konflikt, por duke marrë nje veprim të njëanshëm, Shtetet e Bashkuara kanë hedhur një hap që sduhej ta kishin bërë, dhe prandaj kanë gjetur një kontestim total, të gjithëanshëm nga shtetet europiane, nga Turqia, dhe nga shumë fuqi të tjera të Botës, Rusia, Kina etj.