Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtarja shqiptare pranon se ka bërë ndërhyrje plastike

Pjesa më e madhe e personazheve të famshëm në vendin tonë përfliten se kanë bërë ndërhyrje plastike, por kur vjen fjala për të pranuar, askush nuk guxon.

Por këngëtarja Flaka Krelani, e ka pranuar publikisht se ka bërë ndërhyrje.

E ftuar pasditen e së mërkurës në emisionin “Rudina”, ajo ka thënë se për shkak të daljeve të shpeshta në kamera ka qenë e detyruar të bëjë ndërhyrje.

Po ashtu ajo ka deklaruar se qysh e vogël ka qenë e fiksuar pas pamjes së jashtme. “Unë që e vogël nuk i kam kushtuar rëndësi pamjes më shumë se sa muzikës. Janë mësuar njerëzit të më shohin si 15-vjeçare por kur rritesh shikon se do të ndryshosh diçka në portretin tënd. Nuk ka njeri që nuk ka ndërhyrje apo s’ka dëshirë për t’u dukur mirë. Unë jam artiste dhe çdo ditë më kërkon kamera dhe duhet të dukem bukur”, është shprehur Flaka.

Please follow and like us: