Albspirit

Media/News/Publishing

Kthehet i gjalle nje dite pas funeralit

Nje 59-vjecar brazilian ka shokuar te afermit e tij teksa eshte shfaqur i gjalle ne shtepi, nje dite pas funeralit. Ademir Jorge Goncalves ishte identifikuar si i vdekur ne nje aksident rrugor nga familjaret, por ne te vertete trupi i varrosur i perkiste nje tjeter personi.

“Trupi ishte shume i deformuar, por ishin veshjet e njejta qe bene ngaterresen”, eshte shprehur zedhenesi i policise se Santo Antonio da Platina, fshat ne jug te Brazilit.

Viktima ishte shtypur nga nje makine teksa ecte rruges, nderkohe qe 59-vjecari kishte kaluar naten duke konsumuar alkool me miqte e tij.

Pas zbulimit te se vertetes eshte bere edhe identifikimi i sakte i viktimes qe per ironi te fatit, ishte nje i aferm i kesaj familjeje.

Please follow and like us: