Lidhur me Green card-ën mbi bazën e martesës
EMIGRACION: Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve
Në letrën e saj një lexuese e rubrikës sonë na shkruan :
Unë jam martuar me shtetas amerikan një vit e gjysëm më parë dhe kam marrë green card me kusht. Kur do ta marr green card-ën permanente?
Anonim
Përgjigje:
Juve u është dhënë status i rezidentes permanent me kusht që atë ditë që jeni pranuar në mënyrë të ligjshme në SHBA. Statusi juaj është condicional pasi ju duhet të provoni që martesa juaj është reale dhe nuk është bërë më qëllim përfitimi nga ligjet e Emigracionit. Për të hequr kushtin, ju duhet të mbushni formularin përkatës që është Form I -175(Petition to Remove Conditions on Residence).
Si bëhet aplikimi për të hequr kushtin mbi statusin tuaj.
Si rregull, ju dhe bashkëshorti juaj duhet të aplikoni sëbashku për të hequr kushtin mbi statusin e rezidentes permanente duke plotësuar formularin I-751 (Form I-751). Aplikimi duhet bërë brenda 90 ditëve para mbushjes së dy vjetorit të martesës. Data e skadimit të statusit me kusht , është gjithashtu data e përvjetorit te dytë të martesës me shtetasin amerikan. Nëse ju nuk aplikoni në kohë për të hequr kushtin mbi statusin tuaj do të keni pasoja.
Çfarë ndodh nëqoftëse jeni vonë në aplikimin për heqjen e kushtit mbi rezidencën permanente.
Në qoftëse ju nuk plotësoni Form I-751 brenda 90 ditëshit para dy vjetorit të martesës, mund të ndodh që statusi juaj të ndërpritet automatikisht dhe Shërbimi i Emigracionit(USCIS) do t’u vërë në proces deportimi. Ndërkohë ju filloni “të akumuloni” një periudhë kohe qëndrimi të paligjshëm në SHBA, gjë që do të ndalonte rihyrjen tuaj në këtë vend nga 3-10vjet.
Nëse vonoheni në paraqitjen e kërkesës për heqjen e kushtit , fillimisht do të merrni një letër e cila ju vë në dijeni se ju nuk keni bërë kërkesë për heqjen kushtin mbi statusin tuaj. Ligji u ndihmon vetëm nëse do të jepni një arsye të fortë se përse u vonuat në aplikimin për heqjen e kushtit.
Gjithashtu do të merrni një letër (Notice to Appear) që u njofton se duhet të paraqiteni në gjykatën e emigracionit. Në seancën e dëgjimit ju do të shikoni evidencat kundër jush, dhe është përgjegjsia juaj të provoni të kundërtën.
Formulari I-751 mund të plotësohet pas 90 ditëve, nëse jeni në gjendje të provoni se kishit një arsye të fortë që nuk aplikuat në kohë dhe mund të keni fat nëse vendimi do të jetë në favorin tuaj . Në qoftëse se është e pamundur për ju që të aplikoni sëbashku me bashkëshortin,(per shkak te mardhënieve tuaja të përkeqësuara) ju mund të kërkoni një ‘waiver’ për t’u çliruar nga detyrimi për të aplikuar sëbashku me të , pra që t’u njihet e drejta për aplikim më vete( Kjo në rast divorci). Në përgjithësi, ju mund të aplikoni për të hequr kushtin mbi statusin tuaj si rezidente e përherëshme, në qoftëse se ju provoni që :
-Deportimi juaj do të rezultonte në vështirësi të mëdha për ju. Në qoftëse jeni në proces divorci, por ende jo e divorcuar akoma , duhet ta bëni kërkesën që përmendëm,(për waiver) në qoftëse:
- Gjatë martesës, keni qënë grua e keqtrajtuar( rrahur prej tij)
- Në qoftëse ju jeni ende ligjërisht, formalisht, e martuar, por keni filluar proces divorci, dmth jetoni te ndarë, (jo në një shtëpi me bashkëshortin) dhe aplikuat për waiver.Emigracioni, pas kësaj, do t’u njohë të drejtën që të aplikoni me vehte për heqjen e kushtit,e jo më me bashkëshortin tuaj.
- Keni qenë ende e martuar me të njejtin shtetas amerikan edhe dy vjet pas lidhjes së martesës. Ju mund të përfshini fëmijët tuaj në aplikim, nëse ata kanë të njejtin status si ju, të marrë njëkohësisht me ju ose brenda 90 ditësh.
- Jeni e ve(burrëvdekur) dhe lidhja martesore u bë realisht mbi dëshirën e mirëbesimin e të dy palëve.
- Martesa qe reale, por më pas përfundoi në divorc ose në anullim.
- Martesa qe e vërtetë mbi motive dashurie e besimi, por më pas ju ose fëmija juaj u bëtë subjekt keqtrajtimi nga bashkëshorti juaj,shtetas amerikan.
Leja e punësimit (work permit)
Si rezidente permanentë , ju duhet të merrni green card. Ky dokument provon që ju keni të drejtë të jetoni e punoni në Amerikë në mënyrë të përhershme. Në qoftëse keni plotësuar në kohë Formularin I-751 atëhere USCIS do t’ua zgjasë afatin si rezidente permanente me kusht, derisa të jetë marrë një vendim mbi aplikimin tuaj. Ju do të merrni njoftim lidhur me këtë. Procesi për Form I-751 zgjat afërsisht 13-15 muaj.
Per shkak te kohëgjatësisë së procesit disa raste kanë shkuar më shumë se një vit. Individët me një zgjatje të tille procesi duhet të jenë në gjendje të marrin një vulë të përkohshme në pasaportat e tyre I-551 në zyrat e emigracionit lokal.
Nëqoftëse kërkesa juaj për të hequr kushtin në statusin e rezidentit permanent refuzohet, ju do të merrni një letër ku u thuhen arsyet se përse aplikimi është refuzuar. Pas refuzimit fillon menjëherë procesi për t’ju hequr/ deportuar/ nga ky vend. Ju keni të drejtë të apeloni 30 ditë pasi është marrë vendimi nga gjykata për t’ju deportuar
Nëse intervista do të jetë e nevojshme , ju do të merrni njoftim se ku dhe kur do të bëhet ajo. Në intervistë duhet të demonstroni ligjitimitetin tuaj për heqjen e kushtit.
Ka mjaft për të folur për këtë temë ndaj do të vazhdojmë do t’i kthehemi asaj herë pas here në rubrikën tonë të Emigracionit. Informacion shtesë mund të gjeni në website të Shërbimit të Emigracionit dhe Shtetësisë amerikane në adresën www.uscis.gov
Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar e veçanërisht emigrantët e rinj me informacion, për t’i aftësuar ata që të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur.
I mirëpresim pyetjet tuaja , na shkruani në anglisht ose në shqip në adresën elektronike, e-mail: kieranboth@verizon.net