Albspirit

Media/News/Publishing

Marrëveshje Moskë-Ankara për blerjen e sistemeve antiajrore ruse

Moska finalizoi sot një marrëveshje me Ankaranë për shtijen e sistemeve ruse të mbrojtjes antiajrore S-400, ndërsa livrimet e para priten në fund të vitit 2019, njoftoi sot një këshilltar i Vladimir Putin.

“Konkretisht, kontrata ka hyrë aktualisht në fazën e saj të realizimit. Të gjitha parametrat, të gjitha teknologjitë dhe marrëveshja përfunduna”, deklaroi këshilltari i Kremlinit për bashkëpunimin teknik dhe ushtarak, Vladimir Kojine i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Nga ana tjetër presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte njoftuar në shtator se Moska dhe Ankaraja kishin nënshkruar një kontratë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes antiajrore S-400.

Please follow and like us: