Ndalohen minifundet në zyrë, shqetësohen muslimanët
Minifundet nuk do të jenë më të lejueshme në zyrë. Ky lajmërim u drejtohet punonjësve të Njësise Bashkiake në Nieuw West, një prej rajoneve më të mëdha të Amsterdamit, e mes më të populluarve me emigrantë myslimanë. Madje, mund të jetë pikërisht ky, shkaku që qëndron pas “e-mail”-it të drejtuesve; të mos cënohet ndjeshmëria e islamikëve! Qarkorja e brendshme – shkruan “Corriere della Sera”, – ka shkaktuar polemika. Komuna e kryeqytetit më të hapur të Europës është vënë në shënjestër të batutave, ironive dhe sulmeve të shumta në rrjetin social Twitter.
Please follow and like us: