Poema e Ndue Ukajt botohet në ‘Poetrybay’
Poema “E diela e Laurës”, e shkrimtarit nga Kosova Ndue Ukaj, është përkthyer në gjuhën angleze dhe është botuar në platformën online të letërsisë, “Poetrybay”. Në anglisht poema ka marrë titullin “Laura’s Sunday”.
“Poetrybay” është prezantuar në vitin 2000 dhe përmban disa nga veprat më të bukura që po prodhohen në poezinë bashkëkohore nga autorë të krijuar dhe në zhvillim. Duke përfshirë poezitë, rishikimet, esetë dhe intervistat, ky publikim vjetor vetëm në internet është përzgjedhur për arkivimin dhe shpërndarjen nga sistemi LOCKSS i Universitetit Stanford.
Poezia e Ukajt është përkthyer në anglisht, rumanisht, spanjisht, italisht. Ukaj shkruan poezi, prozë, eseistikë, teori, kritikë dhe studime letrare. Ai është laureat i çmimit “Azem Shkreli” 2010, për librin më të mirë në poezi “Godo nuk vjen”, çmim ky të cilin e ndanë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.
Poezia e Ukajt është vlerësuar si shenjë identifikuese e poezisë moderne shqipe, ku ndjehet fuqishëm fryma universale e poezisë dhe kërkesat e saj për të qene pjesë e poezisë së përbotshme, duke përcjellë frymën e veçantë dhe tiparet moderne të poezisë shqiptare.