Raporti sekret/ “Molla e ndaluar” e studentëve që arsimoheshin jashtë gjatë komunizmit
Një raport sekret i vitit i vitit 1973 i zv-ministrit të Punëve të Brendshme Feçorr Shehu, dërguar Hysni Kapos, për jetesën e studentëve shqiptar në vendet e huaja në periudhën e diktaturës, i cili është publikuar sot nga gazeta “Tema”, tregon se atyre u ishte ndaluar në mënyrë kategorike shoqëria,biseda dhe takimet me të huajt.
Edhe pak të rinj të cilët fitonin të drejtën për tu arsimuar u mohohej e drejta për të krijuar marrëdhënie me femrat e jashtme . Sipas këtij raporti të rinjve u kontrolloheshin sjelljet e tyre jashtë përmes një organi të quajtur ‘Organi i Zbulimit Shqiptar’.
Nëse lidhja me të huajt zbulohej nga ky organ në Tiranë përmes një letre në mënyrë zyrtare dërguar Ministrisë së Brendshme dhe Sekretarit të Komunitetit Qendror të PPSH-së kallëzohej sjellja e tyre. Në këtë rrethana këta studentë ktheheshin në Shqipëri.
Gjithashtu kontrolloheshin edhe letrat që studentët u dërgonin familjarëve.
Raporti sekret është hartuar fillimisht nga Drejtori i Drejtorisë së Zbulimit me Jashtë të asaj kohe(Jonuz Mersini), për eprorët e tij më të lartë në Ministrinë e Brendshme dhe zv/Ministri Feçorr Shehu, ia ka drejtuar atë Hysni Kapos.