Albspirit

Media/News/Publishing

Rihedhja e raketave në Rijad, nevojë urgjente e Regjimit për luftënxitje dhe domosdoshmëria për një politike vendimtare

Lëshimi i një rakete tjetër nga Jemeni në Riad nga regjimi i mullahëve më 19 dhjetor tregoi edhe një herë se regjimi i mullahëve nuk do ta ndalojë luftën dhe eksportimin e terrorizmit dhe fundamentalizmit për sa kohë që është në pushtet. Ky akt i papërgjegjshëm tregon qartë se ky regjim është futur në një rrugë pa krye dhe se nuk ka alternativë tjetër për mbijetesë  , përveçse duke intensifikuar luftën në rajon.

Kjo është goditja e dytë me raketa në Rijad nga IRGC gjatë javëve të fundit. Gjatë muajve të kaluar, po ashtu hodhën një raketë tjetër në Mekë. Regjimi i mullahëve e sheh mosveprimin e bashkësisë botërore si një dritë jeshile për të vazhduar këto ndërhyrje luftënxitëse.

Veprime të tilla, përveç vrasjes së njerëzve të pafajshëm në Siri, Irak dhe Jemen, tregojnë qartë se nuk ekziston mundësia e paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të botës për sa kohë që ky regjim fashist është në pushtet. Sikurse tha zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës iraniane, në Konferencën Ndërkombëtare në Paris më 16 dhjetor, të gjitha vendet perëndimore dhe vendet e rajonit duhet të marrin masa efektive dhe praktike për t’iu kundërvënë krimeve të këtij regjimi kundër popullit të Iranit dhe vendeve të rajonit.

Please follow and like us: