Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Votimin e sotëm në OKB do ta kujtojmë sa herë do të kërkohet ndihma jonë

SHBA mori goditjen e vendeve anëtarë të OKB, mes tyre edhe nga Shqipëria, gjatë ditës së sotme me rezolutën kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Megithatë, Nikki Haley, ambasadorja e SHBA në OKB nuk është shprehur e shqetësuar, përkundrazi ajo ka deklaruar se vendi i saj do të vijojë me projektin e hapjes së Ambasadës në Jeruzalem dhe se do ta kujtonte gjatë votimin në OKB. “Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë këtë ditë në të cilën u veçuan për t’u sulmuar në Asamblenë e Përgjithshme për vetë aktin e ushtrimit të së drejtës sonë si vend sovran. Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, më i madhi në botë; do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh, që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të përdorim ndikimin tonë në dobi të tyre”, u shpreh Nikki Haley.
Ndërkohë ambasadori izraelit Danny Danon u shpreh se “ata që mbështesin rezolutën e sotme janë si kukulla të manipuluara me fijet e mjeshtërve palestinezë. Jeni si marioneta të detyruara të kërceni, ndërsa udhëheqja palestineze ju vëzhgon e ngazëllyer”.
Rezoluta që hedh poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të lëvizur atje ambasadën e SHBA mori 128 pro, 9 kundër dhe 35 abstenim. Shqipëria votoi pro rezolutës.

Please follow and like us: