Albspirit

Media/News/Publishing

Sokol Sadushi: Ky gabojnë të gjithë me Kryeprokurorin

Çështja e Kryeprokurorit është në qendër të debateve politike së fundi. Zgjedhja e kryeprokurores së re të Përkohshme tensionoi më tej situatën politike. Mënyra se si u zgjodh Marku dhe pritshmëritë ndaj saj ishin në fokus të emisionit “JAVA” në RTSH. I ftuar në studio për këtë çështje ishte edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, dhe aktualsiht drejtor i Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi. Ai ka komentuar procesin e zgjedhjes së kryeprokurores në këndvështrimin juridik.

“Nga mënyra se si kushtetuta u hartua u pat në vëmendje çdo situatë eventuale që mund të krijohej për shkak të vonesave në ngritjen e institucioneve. Për sa i përket Lryeprokurorit nuk ka parashikuar as ndërprejre, as zgjatje mandati, që do të thotë që parashikohej përfundim i mandatit sipas dispozitave të kohës së zgjedhdjve, që do të thotë se mandati ishte 5-vjeçar. Debati ka qenë nëse ka përfunduar apo jo mandati, por kjo u kalua disi, por u shtrua nëse Kuvendi duhej të hynte në këtë lojë. Në situatën kur mbaroi mandati i Kryeprokurorit në datë 7 Dhjetor, nuk ishte ngritur KLP. Po të keni parasyh, ligji prokurorisë ka një dispozitë tranzitore dhe është marrë parasysh kjo situatë.

Fakti që përundoi në momentin që nuk ishte ngritur KLP, duhej zgjidhur kjo pjesë. Në ristrkturimin total të organit, kemi të bëjmë që në një situatë tranzitore do kishte kompetenca të kufizuara, dhe këtë e zgjidh ligji për prokurorin në dispozitat kalimtare. Me zgjedhjen që u bë aktualisht, për sa kohë ligji nuk ëhstë ontestuar dhe shfuqizuar, ligji ëhstë kushtetues.

Nuk mund të shprehet Gjykata Kushtetuese për vendimin e Kuvendit sa kohë ligji është në fuqi. Më parë duhet rrëzuar ligji. Ne kemi parimin e kontonuitetit, Kryeprourori që ishte mund të vijonte detyrën nëse Kuvendi nuk do donte të ushtronte kompetencën. NQS Kuvendi nuk do kishte filluar procedurën ne do kishim sot Llallën, ëhstë kontinuiteti. Por, Kuvendi vendosi të ushtrojë komeptencën e tij, dhe në atë dispozitë është caktuar që Kuvendi vendos një nga prokurorët më me eksperiencë për të ushtruar përkohësisht funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm. Kuvendi ka caktuar, nuk ka zgjedhur”, deklaroi Sadushi./JavaNews

Please follow and like us: