Starova replikon me Kryemadhin: Merru më mirë me vettingun!
Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka folur pas fitores së arritur sot kundër Vllaznisë me rezultatin 3-1. Trajneri i të kuqve u shfaq i kënaqur pas këtij tre pikëshi, ndërsa foli për ecurinë e ekipit si dhe për merakton e dështuar.
“Jam i kënaqur për fitoren dhe për 3 pikët e çmuara, edhe nga loja. Por, dështimi i javës së kaluar nuk lahet vetëm me këtë fitore. Marr konfirmim edhe nga vetja, që nuk ka skuadra të lehta. Ka luftë në çdo ndeshje. Na u prish humori në Gjirokastër, por në këtë fazë jemi skuadra që kemi marrë më shumë pikë. Skuadra ka pasur 2 objektiva, largimi i lojtarëve me shumicë, dhe marrja e sa më shumë pikëve. Për ta filluar mbarë vitin tjetër.
Ishte totalisht e dështuar. Kemi luftuar në këto kushte për të marrë pikët. Meritë kanë disa lojtarë që kanë luftuar pa konkurencë në ekip”
Gjithashtu, Starova iu përgjigj dhe akuzave të bërë nga ana e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka deklaruar se kryeministri Rama udhëton në vende të ndryshme të botës, në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë, për të pastruar paratë. Kryemadhi shkoi edhe më tej, duke thënë se Edi Rama ka përdorur edhe ekipin e futbollit të Partizanit.
“Rama bën pastrim parash në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë. Pse humbi Partizani 5-0 me Luftëtarin, sepse këta luajnë me baste jashtë Shqipërisë”, tha Kryemadhi.
Por kunderpergjigjet Starova.
“Akuza e Monikës, meqë ka edhe Vetingun, ta çojë vetë deri në fund. Skuadrës i kam thënë diçka, më mirë të më thonë që ia kanë lënë vetë Luftëtarit, se sa të pranoj një paaftësi të skuadrës”, u shpreh Starova.