Tregtari 53-vjeçar gjendet i pajetë në hotel, dyshohet se vdiq nga viagra
Një vit me pare tregtari 53 vjeç është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli në zonën e Laprakës në Tiranë. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se viktima është shtetasi R. E., i cili ishte pronar i një kompanie tregtimi mallrash të ndryshme, kryesisht konfeksione.
Të njëjtat burime thanë se pas ekspertizës paraprake mjekoligjore, dyshohet se vdekja e 53-vjeçarit mund të ketë ardhur nga përdorimi i viagrës. Megjithatë, pritet një raport përfundimtar që të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes së tij, pasi sipas familjarëve, ai kishte vite që vuante nga diabeti. Policia ka marrë në pyetje personelin e hotelit ku ka ndodhur ngjarja, që ndodhet pranë Spitalit Ushtarak në Laprakë, të cilët kanë sqaruar se viktima ka shkuar aty një natë para se të ndërronte jetë. Sipas tyre, ai ka qenë i shoqëruar nga një grua, që mendohet ta ketë pasur të dashur, e cila është ngjitur në katin e dytë të hotelit bashkë me të. Por nuk ka kaluar as një orë dhe gruaja ka zbritur poshtë, ndërsa viktima ka qëndruar, derisa është gjetur i pajetë mëngjesin e së nesërmes.