Albspirit

Media/News/Publishing

I zbuluan mesazhet ku shante Fevziun si pleh, reagon Felaj: Në vitin 2017 përgjojnë nga vrima e çelesit

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, kryetare e komisionit të Sigurisë ka reaguar pas nxjerrjes së mesazheve që ajo kishte shkëmbyer me bashkëshortin teksa ishte ne emisionin e gazetarit Blendi Fevziu, për të cilin përdori edhe etiketime fyese.

Ajo i dha përgjigje mbrëmë e ftuar në “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, lajmit të publikuar për mesazhet në celularin e saj që ofendonin gazetarin Blendi Fevziu gjatë emisionit “Opinion” në “Tv Klan”.

“Nuk ma merrte mendja kurrë që në vitin 2017 të të përgjonin nga vrima e çelësit”, tha Felaj.
Please follow and like us: