Albspirit

Media/News/Publishing

Çapjat sërish shënjestër e një sulmi me armë në Elbasan, ja ç’njofton policia

Djegia e BMW në Elbasan duket se është e lidhur me sulmin me armë, për të cilin dëshmuan banorët e zonës. Policia në njoftimin e saj thekson se me armë është qëlluar në drejtim të Çapjave, një fis i njohur në Elbasan për rekorde kriminale.

Njoftimi i policisë: Më datë 23.12.2017 rreth orës 09:05  në sallën operative  ka ardhur  një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu”. Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në  vendngjarje dhe  nga veprimet e para hetimore kanë  konstatuar se: Në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen  të kenë  qëlluar  me armë  zjarri në drejtim të Çapajve.Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht  një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Please follow and like us: