“Kaq i vetmuar dhe i pavlerë është një shqiptar?” Shpërthen Julian Deda për vdekjen e Florencit
Ka ardhur reagimi i parë i personave publikë, lidhur me ngjarjen tragjike të ndarjes nga jeta të 23 vjeçarit Florenc Beqiraj, i cili u dhunua barbarisht në burgun e Marsejës, ku po qëndronte pas refuzimit të kërkesës për azil.
Është aktori i njohur i humorit Julian Deda i cili në një status në Facebook, e cilëson vdekjen e të riut një lajm të frikshëm.
Sipas Dedës, rasti i 23 vjeçarit i shtohet listës së shqiptarëve që kanë humbur jetën, të lënë në baltë nga shteti shqiptar.
STATUSI I PLOTË:
Lajmi i frikshem, qe vjen nga Franca per Florencin eshte makabriteti i radhes, qe i ndodh nje shqiptari te lene ne balte nga shteti i tij. Mjeket me urdher te peshku, pa u konsultuar per asnje sekonde me familjaret paskan vendosur t’i heqin tubat duke i nderprere jeten 23 vjeçarit.
Kaq i vetmuar eshte nje shqiptar ne Europe, kaq i braktisur, kaq i pavlere? Nje shtet normal do ishte shperngulur ne Paris, me gjithe forcen e kerkeses se llogarise dhe protestes per kete sjellje me bashkekombasin tone. Madje nje shtet normal s’do ta linte jeten e Florencit ne mes te kater rrugeve. Por, per fat te keq nuk jemi normal dhe po vuajme pasojat perdite. Me vjen keq.
Ngushellime te sinqerta familjareve.