Ministrja e hijshme shfaqet me bikini
Ajo mund të jetë edhe serioze: ka foto të politikanes Lisa Hanna, në të cilat mund të shohësh ministren që pret gjithkush. Por ka edhe të tjera foto të saj, që kanë shkaktuar shumë debat online. Ministrja e Kulturës dhe Rinisë në Xhamajka pozon me bikini në plazh.
Por sa seksi duhet të jetë një ministre?
Disa media në vendin e saj thonë se ajo është narciziste. Të tjera thonë se fotot e saj janë të padëmshme. Tek e fundit, ajo është zgjedhur Miss Xhamajka në vitin 1993 dhe më vonë u zgjodh edhe Miss World. Që nga fillimi i vitit 2012, ajo është ministre. Në faqen e saj thuhet se ajo ka punuar në mënyrë intensive në fushën e mediave, marketingut dhe marrëdhënieve me publikun.
Please follow and like us: