Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrja superseksi që pastron para

Ish- ministrja e Turizmit në Rumani dhe kandidate për presidente, Elena Udrea, është arrestuar me akuzën e pastrimit të parave, marrje ryshfeti dhe ushtrimit të ndikimit.

Deputetja seksi, që doli e katërta në zgjedhjet e nëntorit, u arrestua për 24 orë të martën, kur ajo hyri në zyrën e prokurorit anti- korrupsion për t’iu përgjigjur pyetjeve. Një gjykatë tani do vendosë nëse do e arrestojë atë për 30 ditë.

Udrea ka mohuar akuzat.

Ajo akuzohet se ka marrë ryshfet për një aktivitet boksi “Bute Gala”.

Mendohet se ajo ka marrë 500 mijë euro për këtë kontratë.

Po ashtu akuzohet edhe për licencim ilegal të softuereve për shkollat.

41- vjeçarja fitoi nam të keq për shkak të lidhjes së ngushtë me ish- presidentin e vendit, Traian Basescu.

 

Please follow and like us: