Albspirit

Media/News/Publishing

Reklama provokuese shkakton 500 aksidente

Në përpjekje për t’i tërhequr vëmendjen klientëve të mundshëm, Agjensia e Reklamave Sarafan në Moskë ka shkaktuar mbi 500 aksidente rrugore në vetëm 24 orë, njofton mad. Reklama provokuese, konkretisht fotoja e një gjoksi gruaje, u vendos nga kjo agjensi në anë të një kamioni për të studiuar se sa vëmendje tërheqin reklamat e vendosura në anë të kamionave. Le të themi që Sarafan arriti pak më shumë se cfarë kishte shpresuar. Drejtuesit e automjeteve janë hutuar nga ky imazh tërheqës dhe janë bërë shkak për këtë numër të lartë aksidentesh. Duke iu kthyer arritjes së Sarafan, 500 aksidente nuk janë aspak keq për një ditë të vetme pune.

Please follow and like us: